Miku më i dashur i fëmijëve
Kaluan 5 vite e gjashtë muaj nga dita, kur shkrimtari dhe miku i të vegjëlve, biri i Jonit blu, biri i Vunoit, i Vlorës dhe i gjithë Shqipërisë, u largua për një qëndrim disi të gjatë në SHBA. Si çdo prind që do t’i ketë pranë fëmijët, edhe kur ata mërgojnë, mendja dhe zemra e tyre është me ta, është pranë tyre, edhe Odhisja me zonjën e tij të nderuar, Vangjelo, shkuan të çmalleshin me vajzën, dhëndrin, nipin dhe mbesën në Amerikë. Prindërit nuk i ndanë nga fëmijët as hapësira, as koha, madje as rrebeshet. Para se të largohej për në Amerikën e largët në ëndrrën e shqiptarëve të izoluar, prof. Odhise Grillo, kishte në dorë redaktimin e një librit tim, me titull “Amanti i Arbërisë”, një roman fantastiko-historik për fëmijë. Ai njeri i rregullt deri në sekondën e fundit të jetës së tij, ose siç thotë, zonja e tij e nderuar, Vangjelo Grillo, “edhe pas vdekjes, tej mase i rregullt”, profesori donte t’i vinte pikat mbi “i”.
Ndërkohë, unë ndodhesha jashtë shtetit në një takim krijuesesh femra. Aktualisht, gjendesha në Montekarlo, kur një zile telefoni nga toka mëmë. Ishte zëri i ngadaltë dhe i ngrohtë i mësuesit të mësuesve të mi dhe njëkohësisht i mësuesit tim në rrugën e krijimtarisë, prof. Odhise Grillo. Në atë çast ngela pa gojë, pasi nuk mund të gjeja fjalët e duhura për ta falënderuar për telefonatën.
-Vilhelme, romanin e redaktova dhe e ke te shtëpia botuese “Toena”. Po largohem për në SHBA, ku do të qëndroj 6 muaj-1 vit.
-Kam gati romanin tjetër, profesor. Kush do të ma redaktojë? Kam nevojë për këshillën tuaj.
-Tani nuk ke nevojë për mua. Ti ecën me këmbët e tua. Ke nisur t’i ngjitësh shkallët një nga një. Ndaj kështu vazhdo, kërko sa më shumë nga vetja.
- Nuk më thatë gjë për romanin, një vërejtje së paku? Për kritikat tuaja të matura kam nevojë.
-Të përgëzoj për romanin. Kur mësova nga ti se po shkruaje një roman fantastiko-historik për fëmijë. Të them të drejtën, m’u duk i parealizueshëm, duke menduar se ishe e re në krijimtari. Kurse tani të falënderoj për këtë dhuratë që u ke lënë brezave. Aty gjen të gërshetuar historinë e ndritur të kombit tonë, me gjeografinë, ku spikat natyra e bukur dhe e pakrahasueshme shqiptare, me fantazinë dhe imagjinatën që i çon fëmijët në botën e ëndrrave. Kur të vegjlit ta kenë në duar romanin “Amanti i Arbërisë”, do të fluturojnë mbi trojet tona, duke zbuluar me mendjet e tyre të vogla, të fshehtat dhe pasuritë e këtij vendi të virgjër. Ndërsa mesazhin që ke dhënë në ballinën e fundit, do ta quaja hyjnor. Vlen për të sotmen dhe për të nesërmen e shqiptarëve që kanë marrë rrugët e botës. Do ishte mirë dhe do të të këshilloja që të vendosje nga një kopje libri mbi tavolinën e çdo deputeti në Kuvend, të cilët duke lexuar këtë mesazh tejet kombëtar, të kujtohen dhe të vlerësojnë shkrimtarët për vlerat e tyre dhe jo për militantizmin.
-Ju falënderoj, profesor dhe uroj që ky libër të ushtrojë tek fëmijët të njëjtin ndikim që pati te personi juaj. Ju uroj rrugë të mbarë! Kthehuni shëndosh dhe sa më shpejt të jetë e mundur!”, – ishte një bisedë telefonike e një njeriu të thjeshtë, bujar dhe shumë zemërgjerë. Ishin fjalët e një njeriu të mirë, fjalë të ngrohta, të dala nga zemra e një shkrimtari. Këto ishin përgjigjet e tij të zakonshme, jo vetëm për mua, por për cilindo që i ra rasti të punonte me të. Kurse unë pata fatin të mësoj shumë gjëra të vyera prej tij, disa të fshehta që duhet t’i njohë çdo krijues, që i ka vënë detyrë vetes të shkruajë deri sa të ketë gjykimin e shëndosh. “Sa më shumë të ngjitesh në panteonin e artë dhe të vështirë të letërsisë shqipe, aq më shumë kundërshtarë do të kesh. Dikush do të ngrejë lart e do të të çojë në qiell, dikush do të flasë keq. Dëgjoji dhe mos u ndiko prej tyre. Dëgjo vetëm zërin e ndërgjegjes tënde, shkruaj atë që të thotë shpirti. I ke vënë vetes një qëllim, i cili do shumë vullnet për ta realizuar… Është trimëri për një burrë dhe jo për një grua, e cila vjen në letërsi si një kirurg i mirë dhe me përvojë, që me bisturi operon plagët e vjetra dhe të reja të kalvarit që përjetuam…”, – më këshillonte sa herë.
Jo të gjithë të flasin me zemër në dorë. Jo kushdo mund të linte Shkupin, të udhëtonte gjithë natën dhe në orën 11 të mbërrinte diku, në një nga qytetet tona, vetëm për të promovuar librin e një autori të ri apo një vëllim poetik, krijuar nga fëmijët ose për t’u folur fëmijëve anekënd Shqipërisë, për letërsinë shqiptare, sa e vyer dhe sa pak e njohur në botë. “Jeni ju ata që do t’i ngrini lart, do t’i bëni të njohur me gjithë dimensionet e tyre, njerëzit e letrave, ata që kanë qenë udhërrëfyesit tuaj për ta dashur librin dhe për të thënë edhe ju fjalën tuaj. Talenti nuk duhet lënë të flejë. Është mëkat që të mbetet i kyçur në mendjet tuaja të vogla. Ai duhet të shpërthejë që ju nesër të jeni shkrimtarët dhe poetët e kohës së re. Vendi ka nevojë që letërsia të rritet dhe jo të rrjedhë e të mpaket…”, - ishin porositë e tij. Dhe e gjithë kjo pa kurrfarë shpërblimi. Këtë e bënte vetëm një njeri i madh, “Mjeshtri i Penës”, siç ishte Odhise Grillo. Ndaj them me plot gojën se një shkrimtar i tillë, mik i të vegjëlve dhe të rriturve i mungon sot lexuesit dhe do t’i mungojë edhe në të ardhmen.
Çfarë e bënte të madh dhe ndryshe nga të tjerët këtë njeri? Nuk duhet harruar se së pari ai ishte familjar, si i tillë ishte bashkëshort edhe baba. Ishte pjesë e shoqërisë. Rrethit të tij familjar i dukej si çudi që ai e ndihmonte gruan në punët e shtëpisë apo në rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve. Ndoshta, ndoshta për ta ishte si një shkelje zakoni, pa pyetur se gruaja e tij ishte mjeke. Ata nuk dinin se një grua në profesion të tillë e ka më të vështirë se një mashkull. Por Odhiseja me mirëkuptimin dhe dëshirën që bashkëshortja e tij duhej të ngrihej në profesion, për t’i njohur të rejat e shkencës, e ndihmonte me kënaqësi. Ndryshe një familje nuk mund të ketë jetëgjatësi.
Pa i lënë pas këto detyra, Odhiseja ishte shkrimtar.
Është autor i 32 poemave, 5 romaneve, 12 novelave, 14 përrallave, 5 studimeve dhe kritikave, 15 legjendave shqiptare, 4 librave si përkthyes, 39 përmbledhjeve me krijime të zgjedhura, autor i pjesëve teatrale të teatrit të kukullave, bashkëpunëtor në gazeta dhe revista, bashkautor në 7 libra me lexime jashtë klase dhe redaktor i 1500 titujve. Është redaktor i 11 librave të mi, gjë për të cilën i jam mirënjohëse.
Odhise Grillo është autori më i botuar në Kosovë e Maqedoni.
Nga librat e tij, 9 (nëntë) janë përkthyer në greqisht, maqedonisht, italisht, frëngjisht, holandisht dhe arabisht.
Mbi 60 autorë, kritikë, studiues, shkrimtarë e kanë vlerësuar për vlerat e mëdha që i ka dhënë letërsisë sonë.
Instituti i studimeve në Mynih të Gjermanisë, e ka cilësuar librin më të mirë të vitit “Historia e Skënderbeut” të Odhise Grillos.
Në Zvicër ka marrë çmimin e parë me tregimin “Kur qan nga gëzimi”.
Odhise Grillo është nderuar duke u futur në Fjalorin Letrar britanik botuar nga Instituti Biografik i Kembrixhit.
Nga Instituti Biografik Amerikan ka marrë “Medaljen e Artë të Nderit”
Pak muaj para vdekjes nga Presidenti i Republikës Shqiptare iu akordua titulli “Mjeshtër i Madh i Penës”.
Kujtoja se si autor vlonjat, Odhise Grillo sot, më 24 shtator që mbushi 5 vjet, i ndarë nga kjo botë, do të kujtohej nga autoritetet vendore. Nuk është shumë një homazh kujtimi për njeri, për Njeriun e Vlerave, Odhise Grillo.
Gjithsesi, njerëzit e të gjitha moshave, sepse kanë 50 vite që e lexojnë krijimtarinë e tij, shokët, miqtë, familja, e kujtojnë me mall e nostalgji. Ai mungon fizikisht, por është dhe do të jetë i pranishëm në çdo kohë, sepse ka lënë një thesar kulturor për fëmijët. Gjithashtu, emri i tij do të jetojë për jetë si redaktor i shumë e shumë titujve. Nderim dhe mirënjohje, profesor Odhise!