Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Tregu, drejt rrënimit. Probleme në shlyerjen e dëmeve
Tregu i sigurimit të automjeteve është duke përjetuar probleme të shumta, duke detyruar autoritetet shtetërore të rishikojnë politikat në mbarëvajtjen e sektorit. Aktualisht ky treg konsiderohet monopol, për aq kohë sa Ministria e Financave është institucioni i vetëm që udhëzon nivelet e tarifave për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Për këtë qëllim, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po hedh idenë e një liberalizimi të tregut, duke u lënë dorë të lirë shoqërive të sigurimit në vendosjen e tarifave për shërbimet që ofrojnë. Natyrisht që ky liberalizim do të kushtëzohet me disa rregulla të forta, që shoqëritë duhet t‘i respektojnë. Njëri nga këto detyrime është vendosja e një fondi rezervë, masa e të cilit do të përllogaritet nga AMF, në varësi të zotërimit të tregut nga shoqëria. Ky fond do të vihet në dispozicion, në përballimin e shlyerjes së detyrimeve ndaj dëmit. Pra, shoqërive do t‘u lihet dorë e lirë te tarifat e shërbimeve, por nga ana tjetër do të garantojnë me një fond të veçantë mundësinë që ofrojnë për të përballuar risqet nga aksidentet e shumta që mund të ndodhin, ose më saktë, garanci në shlyerjen e dëmit. Drafti për rishikimin e ligjit ka nisur të përgatiten që në fillimin e këtij viti dhe mendohet të vihet për zbatim në qershor të po këtij viti.
Problemet
Kryetarja e AMF-së, Elizabeta Gjoni, prezantoi dje në komisionin parlamentar për ekonominë dhe financat Raportin Vjetor 2007 mbi veprimtarinë e këtij institucioni. Sipas Gjonit, "AMF është aktualisht në fazën e hartimit të një projektligji të ri për sigurimet e detyrueshme, që synon përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi dhe liberalizimin gradual të çmimeve të mbështetura nga forcimi i kontrollit financiar të operatorëve". Një tjetër shqetësim për AMF-në lidhet me ofrimin e shërbimit nën primet e miratuara, duke sjellë përkeqësim të fitimeve për shoqëritë. "Raporti dëme/prime në sigurimin e TPL-së së brendshme mbeti ende i ulët, duke treguar një përqasje jo të drejtë të shoqërive në trajtimin dhe pagesat e dëmeve. Niveli i dëmeve të paguara mbeti shumë larg pritshmërisë së publikut dhe nuk justifikon koston e paguar nëpërmjet primit të sigurimit", tha dje Gjoni në komision. Raporti dëme/prime për vitin 2007 regjistroi nivelin 21,1 për qind, respektivisht i ndarë 22,3 për qind për tregun e jo-jetës dhe 4,71 për qind për tregun e jetës. Për vitin që shkoi, AMF gjatë analizës së tregut nënvizon faktin se biznesi i sigurimeve në Shqipëri është shumë fitimprurës me një raport operativ në rang tregu, në masën 70,21 për qind, që do të thotë një raport fitimi rreth 30 për qind. "Kjo situatë është e pazakontë për sa kohë që në pasqyrat financiare të shoqërive të sigurimit dominojnë shpenzimet operative dhe jo shpenzimet për dëmet e paguara", evidenton raporti i AMF-së.