E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti i konkurencës gjobit dy ndërrmarje të tregtimit të grupit dhe prodhimit të miellit

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur dy ndërmarrje të tregtimit të grurit dhe prodhimit të miellit, "Atlas" Sh.a dhe "Bloja" sh.a, të cilat nuk kanë zbatuar ligjin për konkurrimin në tregun e importit të grurit dhe prodhimit të miellit. Burime nga Autoriteti i Konkurrencës bënë të ditur sot se duke pasur parasysh shqetësimin publik shprehur edhe përmes medias, lidhur me rritjen e çmimit të bukës gjatë vitit 2008, mori në konsideratë nivelin e konkurrencës në tregun e importit të grurit dhe prodhimit të miellit. Për këtë qëllim u kryen një sërë inspektimesh në ndërmarrje që veprojnë në këtë treg, duke bashkëpunuar me institucione të ndryshme publike për të siguruar të dhëna të nevojshme për këtë hetim. Sipas të njëjtave burime, nga hetimi rezultoi se ndërmarrjet "Atlas" Sh.a dhe "Bloja" Sh.a, te cilat kane fuqi të ndjeshme ne treg, nuk kanë konkurruar në tregun importit të grurit dhe prodhimit të miellit. "Këto ndërmarrje kanë koordinuar aktivitetin përsa i përket përcaktimit të çmimeve të tregtimit të produkteve përkatëse, si dhe kanë ndarë burimet e furnizimit, duke aplikuar çmime të njëjta të shitjes së grurit për prodhimin e bukës. Kjo praktikë e ndjekur prej tyre, ne baze te ligjit "Për mbrojtjen e konkurrencës", eshte vleresuar si marrëveshje e ndaluar, pasi pengon dhe kufizon konkurrencën e lirë dhe efektive në treg. Ndërmarrjet në fjalë, duke vepruar në të njëjtin nivel tregu (në tregun e importit të grurit për bukë), kanë sjellë pasoja në tregun e shitjes së grurit dhe të prodhimit e shitjes së miellit për prodhimin e bukës." bënë të ditur burime të Autoritetit të Konkurencës. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me anë të vendimit nr. 125 dt. 14.10.2009 "Për kufizim të konkurrencës në tregun e importit të grurit dhe prodhimit dhe shitjes së miellit për prodhimin e bukës", vendosi të gjobisë ndërmarrjen "Bloja" Sh.a në shumën prej rreth 38,5 milionë lekë dhe ndërmarrjen "Atlas" Sh.a në shumën prej rreth 27,8 milionë lekë. Komisioni i Konkurrencës ka miratuar disa rekomandime për institucione të ndryshme publike, në mënyrë që të nxitet konkurrenca e lirë dhe efektive në tregun e importit të miellit dhe prodhimit të bukës. Kështu, i është rekomanduar Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që të rishikojnë praktikat e çmimeve të referencës si dhe të rivlerësimeve tatimore në tregun e importit të grurit, për efektet e mundshme që mund të sjellin në kufizimin e konkurrencës në treg.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›