E Diel, 1 Nëntor 2026

Qindra personalitete të artit, politikës miq dhe të afërm nderuan sot shkrimtarin Dhimitër Xhuvani

Dhimitër Xhuvani, një prej figurave më të shquara të letrësisë dhe artit shqiptar u përcoll paraditen e sotme drejt banesës së fundit në varrezat e Sharrës. Njerëz të shumtë, miq, dashamirës dhe personalitete të ndryshmëm të artit e politikës në vend nderuan trupin e pa jetë të shkrimtarit, dramaturgut dhe skenaristit të njohur, në një ceremoni të thjeshtë, siç kishte kërkuar dhe vetë Xhuvani. Dhimitër Xhuvani u nda nga jeta duke lënë pas një punë të madhe të cilës i kishte përkushtuar me devotshmëri të 75 vitet e jetës së tij. Artisti, i cili cilësohet prej miqve si një njeri i thjeshtë dhe humanist u shua mëngjesin e datës 19 tetor në banesën e tij në Tiranë. Dhimitër  Xhuvani  u  lind   më  23 maj  1934 në Pogradec  në  një  familje  intelektuale. Pas  mbarimit  të  shkollës  së  mesme për  mjekësi  ka  punuar  për  disa  vjet  me radhë   në  zonën  e Librazhdit.Më  pas  studjoi  në  Moskë  për  letërsi. Pas  rikthimit  në  Shqipëri, punoi  në  shtypin  letrar  pranë  Lidhjes  së Shkrimtarëve  dhe  Artistëve  të Shqipërisë. Por jeta e tij do të merrte një rrjedhë tjetër pas  botimit  të  romanit  “Tuneli”, për të cilin u dënua  nga  regjimi  i  kohës dhe  u  detyrua  të  punojë  si  punëtor  në  kantiere  të  ndryshme ndërtimi. Përherë ai është karakterizuar prej humanizmit, me të cilën vishte shpirtin e tij krijues. Deri në fund të jetës së tij ai u përkushtua krijimtarisë. Dhimitër Xhuvani ka lënë pas një bibliotekë të pasur ku pjesë e së cilës janë një numër  i  madh tregimesh, novelash, romane, drama, skenarë  filmash  artstikë etj. Veprat  e tij  të  para “Kambana  e  fundit”, "Midis  dy  netëve”, "Tuneli” etj.  dëshmojnë  për  një  shkrimtar  që  u  vu  në  radhët  e  para  të  asaj  plejade  shkrimtarësh  shqiptarë  të  cilët  bënë  përpjekje  të  shumta  për  të  zhvilluar  dhe  emancipuar  këtë  letërsi, për  ta  zhvilluar  atë  më  tej. Xhuvani deri  në  fund  jetës  së  tij, i  mbeti  besnik  kësaj  prirjeje  dhe  iu  përkushtua përparimit  të  saj. Por një  kontribut  të  ndjeshëm Dhimtër  Xhuvani   ka  dhënë  edhe  në  fushën  e  dramaturgjisë  dhe  të  kinematografisë  kombëtare. Skenarët  e  shumtë  dhe  mjaft  të  njohur  e radhisin atë  ndër  emrat  më  të  përmendur  të  shkrimtarëve  që  ndihmuan për  zhvillimin e  kinematografisë  sonë. Një  nga  skenarët më  të  njohur të  tij,  "I  dashur armik", të  cilin e  realizoi  në  bashkëpunim  të  ngushtë  me  të  birin Gjergjin, është  pritur  mjaft  mirë  edhe në  festival e  aktivitete prestigjioze  ndërkombëtare. Ndërkohë që Xhuvani nuk do të mund të shohë të realizuar në film, skenarin tjetër të tij, të cilin i a besoi të birit për një film serial.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›