E Shtunë, 31 Tetor 2026

Master-plan për promovimin e industrisë minerare në Shqipëri

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), institucion në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), organizuan në Tirane Ëorkshop-in e dytë në kuadër të realizimit të programit të punës të Studimit për Master-Planin e Promovimit te industrisë minerare në Shqipëri. Burime nga AKBN bëjnë të ditur se në këtë Ëorkshop morën pjesë edhe përfaqesues nga  Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) etj. Objekti kryesor i Studimit ështe raporti final, i cili përmban Master-Planin, sipas temave të tilla si, "Strategjitë e zhvillimit specifik të mineraleve si, krom, nikel, bakër etj", "Programi i veprimit mbi çështjet e përzgjedhura në industrinë minerare si, kuadri ligjor, promovimi, problemet mjedisore etj", "Projekti i GIS bazuar në DATABASE të burimeve minerale" (me  informacione që kanë të bëjnë me burimet minerare dhe aktivitetin minerar, investitorëve dhe kompanive të interesuara" etj. Gjatë këtij aktiviteti, specialistë shqiptare dhe japonezë, ndër të tjera, u përqëndruan në çështjet teknike, ne politikat per promovimin e sektorit minerar, në strategjinë për zhvillimin e disa mineraleve specifike, në ativitetin mbi GIS, bazuar në DATABASE etj. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›