Autoritetin do ta ngremë edhe pa konsensusin e opozitës
20/01/2009 Zëdhënësi i grupit të PD-së, Bumçi, sqaron nisjen e procedurave
Mazhoranca pret hyrjen në fuqi të ligjit “Për pastërtinë figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, për të ngritur Autoritetin e Verifikimit të Figurës, i cili është edhe autoriteti që do të kontrollojë pastërtisë morale të figurave të funksionarëve publikë. Në këtë mënyrë, pritet që në fillim të muajit shkurt mazhoranca të nisë bisedimet me opozitën për të zgjedhur 5 anëtarët e këtij autoriteti me mandat 5-vjeçar. Ligji i botuar në Fletoren zyrtare në 15 janar pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji. “Do presim njëherë sa të hyjë ligji në fuqi dhe më pas do ta bisedojmë me opozitën për kandidatët që ata do të propozojnë për Autoritetin e Verifikimit të Figurës”, - u shpreh zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së gjatë një prononcimi për “Metropol”. Ai sqaron përcaktimin e nenit 6 të ligjit, sipas të cilit Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët propozohen: dy përfaqësues të shumicës parlamentare, dy përfaqësues të pakicës parlamentare dhe kryetari me konsensus të palëve. Duke iu referuar kundërshtive që opozita ka për këtë ligj, duke nënkuptuar edhe mungesën e konsensusit nga ana e saj për të paraqitur propozimet e saj për këtë autoritet, zëdhënësi i grupit të PD-së njëkohësisht ish-relatori i këtij ligji, sjell në vëmendje sërish përcaktimin e ligjit për këtë rast kritik. “I njëjti nen parashikon se, në rast se vendi i një apo më shumë anëtarëve mbetet vakant për mungesë propozimesh ose për pamundësi zgjedhjeje, Kuvendi emëron anëtarin përkatës midis të paktën 2 kandidaturave të propozuara nga shoqëria civile”, - vijoi Bumçi. Partia Socialiste ka paralajmëruar se do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për dosjet, miratuar vetëm me votat e PD-së. Kushtet për t’u zgjedhur anëtar i Autoritetit të Kontrollit të Figurave ligjvënësi i ka parashikuar në ligj, ndonëse për emrat tyre pritet të ketë jo pak debat. Kandidatët përveç kritereve të përgjithshme, siç janë: të jetë shtetas shqiptar, të ketë arsimin e lartë juridik, të ketë vjetërsi pune jo më pak se 5 vjet, të mos jetë i dënuar penalisht, të mos jetë shkarkuar nga detyra ose të mos ketë marrë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës, gjithashtu duhet të jetë figurë e pastër morale. Çdo kandidat për anëtar përpara emërimit duhet të bëjë një deklaratë për pastërtinë e figurës së tij lidhur me papajtueshmërinë e funksioneve, siç përcaktohet në këtë ligj.
Xhufi për ligjin e dosjeve
Lëvizja Socialiste për Integrim dënoi ashpër qëndrimin e mazhorancës qeverisëse ndaj përfaqësuesve të drejtësisë. Kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Pëllumb Xhufi vuri në dukje se “pas destabilizimit të institucionit të Prokurorisë, me ligjin dhe me presionet politike mbi këtë institucion qeveria ‘Berisha’ ka nisur kështu betejën për të kapur ose për të shpartalluar edhe repartin e fundit të sistemit të drejtësisë: Gjykatën Kushtetuese”. Gjithashtu Xhufi, ndalur në shqyrtimin e këtij ligji nga Kushtetuesja, Xhufi theksoi se “LSI-ja në vazhdim të luftës së saj për mbrojtje të ligjshmërisë e të institucioneve do të ndërmarrë të gjitha iniciativat politike për të bërë të dështojë edhe kjo tentativë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”.