E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Liria ekonomike, e kufizuar

PS-ja ka reaguar për raportin e lirisë e ekonomike në vend duke e konsideruar atë të kufizuar. Nëpërmjet një deklarate të deputetit Arben Malaj, PS-ja vlerëson se liria ekonomike jo vetëm që është e kufizuar, por cënohet rëndë nga niveli i ulët i lirisë së pronës dhe niveli i lartë i korrupsionit."Mburrja me lirinë fiskale është vetëm dekorative. Përkeqësimi i administratës fiskale, mbledhjet abuzive të të ardhurave, çmimet e referencës abuzive dhe korruptive, rimbursimet korruptive, i kufizojnë në maksimum impaktet pozitive të lirisë fiskale", u shpreh Malaj. Më tej Malaj deklaroi se "Në vitin 2008-të, Forumi Botëror i Davos e rendit Shqipërinë në nivele shumë të ulta për të konkuruar në ekonominë globale dhe klasifikoi qeverinë shqiptare si një nga më të korruptuarat në marrjen e vendimeve, si edhe një nga më pak transparentet në 134 vende të botës". Deputeti i PS-së, shtoi se "Deformimi i sfidave të vendit, fshehja e dështimeve, fokusimi tek demagogjia dhe jo përgjegjësia e reformave afatgjata, vështirësojnë sfidat ekonomike të vendit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›