Autoritetit të Konkurrencës: Argumentet e Petroliferës do merren parasysh në hetim
TIRANE- Autoriteti i Konkurencës ka reaguar pas kundërshtimeve të kompanisë italiane Petrolifera lidhur me vendimin paraprak të marrë nga ky institucion për hetimin e tregut me shumicë të depozitimit të gazit të lëngshëm. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo shpjegon se ky hetim vazhdon dhe se argumentat që jepen nga kompania Petrolifera do të merren parasysh në vendimin përfundimtar.
“Ka patur një ofertë ose më mirë një kërkesë për ndërtimin e mardhënieve kontraktuale në momentin e parë kur firma po mendonte organizimin e kapaciteteve të punës së saj . Por në mënyrë përfundimtare Komisioni i Konkurencës do të shprehet për të gjithë segmentet e tregut jo vetëm në rajonin e Vlorës por edhe në rajone të tjera pasi të përfundojë hetimi i thelluar” shpjegon Milo.
Autoriteti i Konkurencës nisi hetimin për tregtimin me shumicë të gazit të lëngshëm pas ankesave që bënë 2 subjekte të cilat pretendojnë se Petrolifera nuk u ka dhënë akses në portin e Vlorës. Këto pretendime hidhen poshtë nga kompania italiane, drejtuesit e së cilës kanë deklaruar se subjekteve u është ofruar shërbimi por ata kanë kërkuar të mos paguajnë për të.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shpjegon se pjesë e hetimit përfundimtar do të jetë edhe aktiviteti në Porto Romano së bashku me kompanitë që operojnë në të.
(e.n/news24/BalkanWeb)