"Petrolifera": Dogana miratoi kontratat tona të dedikuara
TIRANE- Autoriteti i Konkurencës dhe operatori shtetëror i autorizuar rrezikojnë të penalizohen si nga ligjet shqiptare ashtu edhe nga ato ndërkombëtare në rast se kompania Petrolifera hap gjyq ndaj këtyre institucioneve. Gazeta Shqiptare ka siguruar letërkëmbimin mes kompanisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Shqiptare, për cka është vënë në dijeni edhe ish Ministri i Ekonomisë Genc Ruli. Kjo korrespondencë është kryer në korrik të vitit 2009.
Sipas fakteve që përmbahen në të, dogana ka pranuar të njohë konvertimin e statusit nga nga magazinë doganore e tipit C në magazinë doganore të tipit A. Duke e pranuar logjikën e parashtruar nga investuesit e huaj se kompania koncensionare do të vepronte në bazë të kontratave të dedikuara.
Investitori italian u kërkoi zyrtarisht autoriteteve doganore shqiptare të ndryshojnë statusin e kompanisë, në pikëpamjen e subjektit "magazinë doganore". Më 9 korrik të vitit të kaluar, 'Petrolifera' theksoi se, "kompania ka nisur aktivitetin e saj si një terminal i specializuar për produkte të lëngëta e produkte të tjera.
'Petrolifera' vepron për llogari të të tretëve në bazë të kontratave afatshkurtra e afatgjata, duke ofruar magazinim të dedikuar për klientët, si dhe mundësinë për të siguruar furnizim nga depozitat në anije, në rast se klienti e kërkon këtë". Në këtë dokument vihet në dukje se, çdo klient duhet të mbante parasysh faktin që terminali funksionon në bazë të kontratave dhe jo në bazë të mbërritjeve sporadike e të pakontrolluara të anijeve, transportuese të produkteve hidrokarbure. Duke qenë se kompania nuk ishte detyrimisht pronari i mallit të depozituar, aplikimi prej saj pranë doganave ishte për një leje magazinimi doganor të tipit "C". Në fakt, sistemi i implementuar në doganat shqiptare nuk bënte të mundur një ecuri normale të procedurave doganore, dhe mbi këtë bazë, 'Petrolifera' u parashtron kërkesën zyrtare autoriteteve doganore që të kalohet në nivelin "A".
Vendimi
Vendimi i Doganave nuk ka vonuar. Madje, të habit shpejtësia e tij. Një ditë më vonë, më 10 korrik të vitit të kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shprehet se miraton statusin e magazinës doganore të nivelit "A" për 'Petroliferën', pa bërë as më të voglën vërejtje lidhur me shërbimin e saj me anë të kontratave të dedikuara. Ky vendim nuk ka pasur asnjë lloj kundërshtimi apo vërejtjeje nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si Operator Shtetëror i Autorizuar nga qeveria shqiptare. Në këto kushte, gjoba e lajmëruar e "antitrustit" duket sa absurde, aq edhe tendencioze.
(e.n/News24/BalkanWeb)