E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN: Asnjë ndihmë për Greqinë nëse nuk shtrin dorën

NJU JORK- Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk do t’i japë asnjë hua Greqisë në rast se Greqia nuk e kërkon atë. Kështu ka deklaruar kreu i FMN Dominik Shtrauis Khan, i cili shton se FMN do ketë kushtet e veta në rast se do të ndihmojë Greqinë. Shtraus Khan tha se kur Greqia të shtrije dorën, atëherë një program i posacëm do të përgatitet, i cili do të vlerësohet nga isntitucioni i tij.

Deklaratat e fundit Shtraus Khan i bëri nga Bukureshti duke folur për “Financial Times”. Ai theksoi se vetëm kur Greqia të bjerë në vështirësi serioze, atëherë ky vend do të marrë një ndihmë të koordinuar nga partnerët e vetë europianë dhe asistencë nga FMN. Megjithatqë Shtraus Khan ka shtuar se nuk mendon që në fund do jetë e nevojshme ndihma e FMN, duke shprehur sigurinë se mekaninzmi i BE do funksionojë. Por në rast se vjen puna te FMN, atëherë Greqia do zbatojë disa kushte për huatë që do i jepen. Ai nuk dha detaje të kushteve që do vendosë FMN. Gjithsesi theksoi se vetëm Greqia mund të kërkojë zyrtarisht fonde nga FMN, pasi është anëtar i saj, dhe nuk mund të kërkojë BE për Greqinë. Greqia ndodhet në krizën më të rëndë financiare në disa dekada, me një deficit të lartë buxhetor që kërcënon gjithë eurozonën.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›