Autostrada A1 mbyllet për tri ditë
Turistët kosovarë që kanë zgjedhur javën e ardhshme për të vizituar Shqipërinë apo për t‘u kthyer në shtëpi, duhet të shtyjnë planet e tyre për katër ditë në mënyrë që të shmangin udhëtimin tradicional përmes Qafës së Malit apo përmes tragetit drejt Bajram Currit.
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, njoftoi dje se "tuneli i Thirrës në këtë autostradë do të jetë i mbyllur për trafikun prej orës 11:00 të ditës së hënë (sot në darkë) deri në orën 7:00 të ditës së enjte, datë 09.07.2009"
E përuruar si autostradë e përfunduar, si "muri kombëtar i rrëzuar", etj., më 25 qershor me një miting të madh elektoral me praninë e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, dhe Kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan, punimet në "rrugën patriotike" në fakt dukej se nuk kishin përfunduar. Tuneli verior që u hap për trafikun, përdoret si rrugë me sens të alternuar, ndërsa një pjesë e tij nuk është betonuar ende, gjë që e detyron kompaninë sipërmarrëse të ruajë gatishmëri të lartë dhe të bllokojë trafikun sa herë që hasen probleme. Vetë zyrtarët e kompanisë kanë njoftuar më parë se rruga do të jetë tërësisht funksionale nga nëntori i këtij viti, ndërkohë që punimet e projektit shpresohet se do të përfundojnë nga pranvera e vitit të ardhshëm, gjithmonë në rast se gjatë dimrit nuk do të ketë vonesa në punime për shkak të borës, shiut dhe ngricave.
"Ky kufizim i përkohshëm kryhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku", - njoftoi dje Ministria e Transporteve, e cila kërkoi gjithashtu ndjesë për problemet që mund t‘u shkaktohen udhëtarëve.
Kur u njoftua hapja e segmentit Rrëshen-Kalimash më 25 qershor, të gjithë e kishin të qartë se punimet nuk kishin përfunduar, ndërkohë që disa ekspertë nga kompanitë projektuese, paralajmëruan se hapja e tunelit në kushte të tilla mbart rreziqe të larta aksidentesh. Por qeveria nuk mendonte kështu: "Sot ne inaugurojmë korridorin e kombit, autostradën Rrëshen-Kalimash, e cila përbën veprën më të madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës, për mbarë kombin shqiptar", deklaroi Kryeministri Berisha në Rrëshen, më 25 qershor. Që nga dita e përurimit, tuneli i Thirrës është mbyllur herë pas here për arsye të ndryshme.
Tuneli i Thirrës është pjesa më e kushtueshme e një projekti që pritet të kushtojë mes 730 dhe 1 miliardë eurove dhe që nisi në vitin 2006 si një projekt që pritej të kushtonte rreth 418 milionë euro. Një pjesë e konsiderueshme e rrugës u pagua me kredi të marra si në tregun e brendshëm, ashtu edhe te bankat e huaja. Financimi i projektit vuri në vështirësi serioze buxhetin e shtetit dhe rriti në stratosferë interesat e borxhit të brendshëm e të jashtëm.
Qeveria pati këmbëngulur vazhdimisht para kompanive sipërmarrëse përfundimin e punimeve "së paku në dy korsi" brenda 30 qershorit të këtij viti, thjesht për qëllime elektorale. Shumë ekspertë e konsiderojnë projektin si një investim elektoral dhe patriotik me pak ose aspak lidhje me llogaritë kosto/përfitim. Sipas analizave të ndryshme, investimi i rrugës do të kërkojë rreth 180 vjet kohë për t‘u kthyer me fluksin aktual të qarkullimit në atë rrugë. Një zyrtar i qeverisë ka deklaruar për median e huaj se "investimi do të kthehet në dhjetë vjet", ndërsa Kryeministri Berisha deklaron se investimi do të rikuperohet në vetëm gjashtë vjet.