E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i 9-të, Fieri gati protestat

që janë dërguar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas debatesh dhe përplasjesh të shumta. Ky fakt bëhet i ditur për gazetën "Shqip" nga deputeti i Fierit, Albert Çaçi, si dhe nga burimet zyrtare të PS-së lokale. "Ne do të ndjekim çdo anë ligjore, me qëllim që të lexohen 9 kutitë e katër KZAZ-ve të Fierit. Kemi të drejtë legjitime për këtë kërkesë. Kemi depozituar pranë KQZ-së ankimimin tonë dhe prej komisionit të saj nuk na është komunikuar asgjë e re. KQZ-ja ende nuk ka marrë parasysh ankimimin tonë", ka thënë për gazetën "Shqip" Albert Çaçi. Ai ka deklaruar më tej: "Partia Socialiste është e vendosur që nëse nuk lexohen votat e 9 kutive të fundit, atëherë zgjedhjet e 28 qershorit nuk do të njihen prej PS-së. Ky është një vendim i prerë, pasi nuk mund të luhet me votat e elektoratit të PS-së". KQZ në mbledhjen e paradites së diel nuk e diskutoi fare çështjen e kutive të Fierit, duke konfirmuar edhe një herë rrezikun që u kanoset atyre.

Me kod zgjedhor, KQZ duhet të kishte marrë tashmë vendim për 9 kutitë e fundit të Fierit, pasi vetë kodi parashikon që brenda 48 orësh të mbërritjes së tyre në KQZ duhet marrë vendim.

Kutitë e fundit të KZAZ-së nr. 20 u dërguan pranë KQZ më datën 1 korrik dhe tashmë kanë kaluar më shumë se 72 orë nga mbërritja e tyre, ndërkohë që një ditë më pas janë dërguar ato të KZAZ-ve me nr. 18 dhe 22. Ndërsa paraditen e së shtunës fatin e tyre e patën dhe kutitë e KZAZ-së nr. 19 të Patosit. Ndërkohë, komuniteti i Qarkut të Fierit është shprehur i vendosur të dalë në protesta masive, nëse u mohohet vota e hedhur në këto 9 kuti të tre KZAZ-ve të Qarkut të Fierit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›