PS denoncon mungesën e 2 procesverbaleve
Një javë pas përfundimit të procesit zgjedhor, rezultati në Qarkun e Fierit vazhdon të mbetet peng i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili nuk ka mundur dot të zbardhë rezultatin përfundimtar në këtë qark. Deputetja e PS-së në Fier, Ermelinda Meksi, ka bërë me dije dje se "KQZ nuk ka bërë asgjë, veçse ka zvarritur punën, duke mos përfunduar procesin e numërimit". Në këto kushte, Partia Socialiste ka renditur në gjashtë pika problematikën që ajo shikon në këtë proces. Socialistët i kërkojnë kryetarit të PD-së të ndalë çdo tentativë për rrëmbimin e mandatit të nëntë të Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit. "I kërkojmë KQZ, që në respekt të ligjit të mos zvarrisë numërimin e kutive të panumëruara të Fierit, që ndodhen prej ditësh në sallën e KQZ-së. I kujtojmë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se nenet 116-119 të Kodit Zgjedhor imponojnë në mënyrë kategorike numërimin e çdo kutie e cila është marrë në dorëzim të rregullt nga KZAZ, siç është rasti i 9 kutive që ende sot mbeten në ambientet e KQZ-së të panumëruara", tha Meksi. Një tjetër pikë ku deputetja Meksi i mëshoi fort kërkesës së saj ishte apelimi që PS i bën faktorit ndërkombëtar për të monitoruar këtë proces. "I kërkojmë Sali Berishës të heqë dorë urgjentisht nga reprezaljet ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së, reprezalje që kanë vazhduar gjatë gjithë natës në Fier nga policia", tha Meksi.
Sipas saj, "çdo veprim tjetër është një provokim i rëndë
për elektoratin fierak, që mund ta nxjerrë situatën jashtë kontrollit dhe përgjegjësi i saj është Sali Berisha dhe
KQZ e urdhëruar prej tij". Meksi theksoi se "Partia Socialiste nuk do të lejojë që votat e hedhura në kutitë e votimit të mos numërohen sipas ligjit". Deputetja e PS-së vuri theksin në 2 procesverbale që mungonin dhe që rrezikonin në mënyrë manipulative mandatin e nëntë të Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit.