Berisha "fryn" qeverinë për aleatët
Demokratët fillojnë të ngrenë aleancat për qeverinë e ardhshme, duke shtuar numrin e ministrive. Duhen edhe 60 ditë që qeveria e re të fillojë nga puna, ndërkohë demokratët hedhin në treg variantin e parë të shtimit të numrit të ministrive. Kabineti i ri nuk do të ketë më 14 ministra, por 16, duke lënë pas "dietën" për të pasur si synim integrimin e vendit. Sipas burimeve në kampin blu, emri me të cilin do të pagëzohet kjo aleancë është "qeveria e integrimit europian". Kampi i demokratëve pritet të joshë Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për t‘u bashkuar sërish me koalicionin e djathtë, duke u propozuar atyre një post ministror. 12 ministri do të drejtohen nga demokratët, ndërsa 4 prej tyre nga aleatët. Lëvizja e radhës së kreut të mazhorancës, Sali Berisha, është sigurimi i 71 numrave pa llogaritur 4 deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky formacion do të ulë pretendimet e LSI-së për të pasur sa më shumë përfaqësi në kabinet. Deri tani, oferta zyrtare e demokratëve për LSI-në është posti i zv/kryeministrit, një post ministror, disa poste zv/ministrash dhe në "peshore" qëndron drejtimi i Parlamentit nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Emërtimi i këtij kabineti do të jetë "qeveria e integrimit europian". Por në të vërtetë, kreu i PD-së nuk duket se e ka krejt situatën nën kontroll. Në kërkim të shifrave për të formuar kabinetin dhe sigurinë për të mos shkuar në krizë politike dhe zgjedhje të parakohshme, demokratët janë në pritje të përgjigjes përfundimtare të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Fati i "lakmisë" së LSI-së do të varet nga lëvizjet e radhës së mazhorancës, nëse do të arrijë apo jo ta bindë për të futur në koalicion Vangjel Dulen, kryetarin e PBDNJ-së. Përpos postit të zv/kryeministrit, Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet t`i ofrohet edhe një ministri tjetër, ku më favoritja është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Pjesë e "joshjes" së demokratëve ndaj LSI-së është edhe oferta që kryetari i LSI-së, Ilir Meta, të emërohet në krye të Parlamentit të ardhshëm. Kjo do të nxirrte jashtë loje nënkryetaren Jozefina Topallin, për ta kënaqur këtë të fundit me një tjetër pozicion të lakmueshëm në qeverinë e re. Duke iu referuar negociatave midis PD dhe LSI, burime pranë LSI-së bëjnë me dije se kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka rënë dakord që të ketë jo më pak se dy ministri, por gjithçka do të varet nga kalkulimet dhe lëvizjet e reja të PD-së gjatë 60 ditëve në vazhdim.
Qeveria
Shtohen dy ministri të reja
Kabineti i ri nuk do të ketë më 14 ministra, por 16, duke lënë pas "dietën" për të pasur si synim integrimin e vendit. Emri me të cilin do të pagëzohet kjo aleancë është "qeveria e integrimit europian"
Mandatet
Ndarja e "tortës" qeveritare
12 ministri do të drejtohen nga demokratët, të cilët do të marrin edhe pjesën më të madhe të tortës qeveritare, ndërsa 4 prej tyre nga aleatët. LSI do të ketë numrin më të madh të zv/ministrave
Strategjia
Ofertat e PD-së për LSI-në
Oferta zyrtare e demokratëve për LSI-në është posti i zv/kryeministrit, një post ministror, disa poste zv/ministrash dhe në "peshore" qëndron drejtimi i Parlamentit nga LSI
Tentativat
Fati i "lakmisë" së LSI-së do të varet nga lëvizjet e radhës së PD-së për të futur në koalicion Vangjel Dulen
Konstituimi
Qeveria zyrtarizohet më 7 shtator
Qeveria e re do të konstituohet në fillim të shtatorit, pas mbledhjes së parë të Parlamentit të ri. E hëna e parë e muajit shtator, data 7, do të jetë dita kur do të nisë punën Kuvendi i ri dhe do të marrë mandatin zyrtar qeveria e re e pagëzuar si qeveria e integrimit europian. Kabineti i ri do të ketë 16 portofola ministrorë, ku aleatët, përpos drejtimit të një ministrie, do të përfaqësohen në kabinet edhe në rang zv/ministrash. Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë edhe numrin më të madh të zv/ministrave në qeverinë e re. Qeveria e re do të mbajë nën një çati demokratët, republikanët, Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë për Drejtësi dhe Integrim, por edhe PBDNJ-në, në rast se Vangjel Dule pranon ofertën e Berishës në këmbim të një posti ministror. Në nenin 96 të Kushtetutës, Presidenti emëron Kryeministrin e ri dhe në nenin paraardhës citohet se "Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij". Në nenin 99 citohet se para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës.
Aleancat
PD-ja, në kërkim të votës së PBDNJ-së
Koalicioni i ri, Berisha prish pushimet
Dilema për koalicionin e ri qeveritar prish planet e pushimit të Kryeministrit në detyrë, Sali Berisha. Dy ditë përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, kryetari i PD-së bëri me dije se do të marrë tri ditë pushime në vilën e tij qeveritare në Vlorë, ndërkohë që zhvillimet e fundit politike dhe surpriza e paszgjedhjeve të 28 qershorit e detyron Kryeministrin në detyrë të mos largohet shumë larg Tiranës. Pas përfundimit të negociatave paraprake me LSI-në, kreu i PD-së ka pushuar në Durrës së bashku me familjen e vet, pranë mbesave dhe nipit të tij. Pritja e rezultateve të KQZ-së, por edhe deklaratat politike, pritet ta sjellin sërish sot kreun e demokratëve në Tiranë në zyrën e tij, në godinën e Kryeministrisë. Pas angazhimeve të shumta në fushatë, por edhe gjatë zgjedhjeve, stafi i Kryeministrisë pas dy të dielave të fundit në punë ka kaluar dje një ditë relaksi. Përpos deputetëve të sapozgjedhur, edhe militantët kanë marrë "pushimet", duke e lënë sërish bosh selinë e Partisë Demokratike. Selia blu i kthehet normalitetit, ku gjatë ditës së djeshme nuk ndodheshin jo vetëm militantët, por as deputetët e ardhshëm të PD-së. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 28 qershorit i nxorën demokratët me 68 mandate fituese, Partinë Socialiste me 65, Lëvizjen Socialiste për Integrim me 4 mandate dhe me nga një mandat për PBDNJ-në, PR-në dhe PDI-në. Ndërkohë që skema e qeverisë së re do të përmbajë 16 portofola ministrorë. Bashkëpunimi PD-LSI i sjell shumicës 72 mandate në Kuvend dhe duke i bashkuar votat e Partisë për Drejtësi dhe Integrim dhe Partisë Republikane, numri shkon në 74 mandate. Demokratët janë në pritje të përgjigjes, duke bërë tentativat e radhës për të futur sërish në gjirin e tyre Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Përgjigjja e deritanishme e kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, është se nuk do të shkëputet nga koalicioni i majtë. E.A.
Hipotezat
Nisin ethet e ndarjes së mandateve të reja qeveritare
Ministrat që nuk lëshojnë karriget
Rreth 60 ditë përpara zyrtarizmit të qeverisë së re nisin kalkulimet se cilët ministra demokratë do të qëndrojnë në qeveri dhe cilët do të largohen. Sipas agjencive të lajmeve në Tiranë,
Lulzim Basha do të vazhdojë të jetë ministër i Jashtëm, sikundër dhe Sokol Olldashi në krye të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e po ashtu edhe Bujar Nishani në krye të Ministrisë së Brendshme. Ndryshime pritet të ketë në thuajse të gjitha ministritë e tjera, ku titullarët aktualë pritet t‘u thonë lamtumirë posteve që kanë ende. Shumë e vështirë shihet për Fatos Bejën që të jetë sërish në krye të Arsimit shqiptar, për vetë faktin se përgjumja e tij e dukshme këta muajt e fundit e ka zgjuar Berishën që të jetë më i vëmendshëm dhe ta japë këtë ministri për një njeri më aktiv, sikundër ishte Pollo, që nisi reforma të vyera për arsimin në vend.
Arsimi, Mbrojtja dhe Ekonomia, dikasteret për aleatët
PD, "peshore" për LSI-në dhe PR-në
Burimet pranë kampit demokrat sqarojnë se janë dy opsione të hapura për Partinë Republikane, për pozicionin e saj të ardhshëm në qeveri. Në opsionin e parë republikanët do të drejtojnë një ministri dhe në opsionin e dytë, në rast se LSI nuk bie dakord me ofertën për të drejtuar vetëm një ministri, republikanët ngelen jashtë përfaqësimit në qeveri në rang ministrash, duke u mjaftuar me zv/ministra dhe drejtimin e disa komisioneve parlamentare.
Gjatë kohës së negociatave, mësohet se Dritan Prifti është takuar kokë më kokë me kreun e PD-së, për të finalizuar më pas bashkëpunimin surprizë Berisha-Meta. Megjithëse ende jo në formë zyrtare, ministritë më të lakuara nga demokratët për t‘i lënë në dorë të aleatëve janë Ministria e Arsimit, Mbrojtjes dhe Ekonomisë.
Bashkëpunimi PD-LSI edhe në nivel lokal
Nisin diskutimet për emërimet e para në nivel lokal
Bashkëpunimi më i fundit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Fierit ka më shumë se një vit që ka nisur. Kjo është parë në këshillin bashkiak, ku falë bashkimit të votave të të djathtëve me ata të LSI-së u mundësua shkarkimi i kreut të këshillit bashkiak, përfaqësues i PS-së, dhe zëvendësimi i tij me një të Partisë Demokratike.
Por, një ditë pas rënies dakord në parim mes Berishës dhe Metës, në nivel lokal përfaqësuesit e bashkëpunimit më të ri kanë nisur të bëjnë "pazaret" e radhës. Paraditen e së dielës, në një lokal pranë Bashkisë së qytetit të Fierit, kryetari i këshillit të qarkut, Luan Muçaj, që i përket PD-së, ka zhvilluar takim me një nga eksponentët më të fuqishëm të LSI-së së degës Fier, Agron Begaj. Pritet që Prefektura e Fierit në shtator të drejtohet nga një përfaqësues i LSI-së. Po ashtu është rënë dakord në parim që edhe drejtoria rajonale e arsimit, si dhe ajo e automjeteve, të kenë në krye përfaqësuesit e LSI-së. Ndërkohë që pritet edhe zëvendësimi i kryetarit të këshillit bashkiak.