E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frutat e importit ‘çmendin’ tregun me çmimet e larta

Nëqoftëse ju ka vajtur mendja për pjeshkë, kajsi ose nespulla, para se të shkoni në çdo treg fruta-perimesh në kryeqytet, duhet të mateni mirë. Frutat, të cilave nuk iu ka ardhur ende koha e vjeljes në vend, por që vijnë nga importi, tregtohen me çmime shumë të larta për një konsumator të zakonshëm. Dje në tregjet e kryeqytetit, një kg pjeshkë kushtonte 450 lekë, një kg kajsi 400 lekë , një kg nespulla 450 lekë dhe një kg qershi 300 lekë. Ajo që vihej re në tregjet e fruta-perimeve në kryeqytet, me ardhjen e sezonit veror, prodhimet e vendit kanë nxitur uljen e çmimeve të perimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›