E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi i këmbimit: Dollari vazhdon të nënvlerësohet

Bursat ndërkombëtare vazhdojnë ndikimin në tregun tonë të brendshëm valutor, duke nxitur paqëndrueshmëri në këtë treg. Në këtë mënyrë, vihet re një nënvlerësim i monedhës jeshile amerikane, ndërsa euro vazhdon të luhatet brenda pozicionit të saj dominues. Sipas kursit të këmbimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar është tregtuar dje me 98, 93 lekë nga 100 lekë, që është tregtuar dy ditë më parë, ndërsa një euro është tregtuar dje, po sipas BSH-së, me 141, 5 lekë. Kurse raportimet e agjencive valutore tregojnë për dollarin që tregtohet me 98, 95 lekë dhe euron me 141,7 lekë. Duke iu referuar agjencisë “Bloomberg”, një euro është këmbyer me 1.4161, duke u luhatur me 1.04 pikë përqindjeje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›