E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada drejt Shkupit shtyhet për 2014

PRISHTINE- Rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë gjetur zbatim te Qeveria e Kosovës. Kjo e fundit, ndonëse kishte paralajmëruar ndryshe në fillim, tashmë është bindur se nuk ka mjete financiare për ndërtimin e rrugës që pritet të lidhë Prishtinën me Hanin e Elezit, në drejtim të Shkupit, që ndryshe njihet si “Rruga 6”.

Autostrada e dytë e Kosovës, bazuar në planet e reja të Qeverisë, është planifikuar të nisë së ndërtuari tek në vitin 2014. Në planet dhe dokumentacionet e Qeverisë është llogaritur që brenda vitit 2014 investimet në këtë projekt të arrijnë vlerën prej 130 milionë eurosh.

Ky projekt financiar ka hedhur poshtë deklarimet e mëparshme të kryeministrit Hashim Thaçi për fillimin e ndërtimit të autostradës drejt Shkupit gjatë vitit 2013, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, pati përcjellë në vjeshtë tek Kuvendi qëndrimin përfundimtar të Qeverisë që më së largu deri në fillimin e vitit 2013 të nisë ndërtimi i “Rrugës 6”. Përgatitjet e përgjithshme për këtë projekt. sipas ministrit për Infrastrukturë, Fehmi Mujota, do të përfundojnë kah fundi i 2012-s.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›