Kriza, The Economist: Shqiptarët e Greqisë kthehen në atdhe
SELANIK - Kriza e ekonomisë greke po detyron shumë shqiptarë që prej vitesh kanë punuar në Greqi, të shohin mundësitë të kthehen në Shqipëri, shkruan prestigjozja, 'The Economist'.
Revista sjell fakte qe sipas saj cdo tregues po i con shqiptarët emigrantë në Greqi drejt një vendimi të vetëm, kthimin në atdhe.
Nga statistikat më të fundit të censusit në Shqipëri rezultoi se në vend jetojnë vetëm 2.8 milionë banorë, nga të cilët 7.7 % presupozohet se kanë braktisur vendin, më shumë se një dekadë më parë.
“1.4 milionë mendohet se kanë emigruar dhe prej 20 vitesh, më shumë se gjysma e tyre ndodhen në Greqi. Por, shqiptarët e papunë kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri.
“Është kohë dreke dhe ndodhemi në një nga shkollat e Selanikut. Valbona Hystuna, punon mësuese në këtë shkollë.
Mësuese Hystuna thotë se, 'shumë njerëz kanë mbetur pa punë, shumë kanë ikur, shumë të tjerë po planifikojnë të largohen në atdhe, të gjithë flasin për këtë këtu. Në të shkuarën shqiptarët punonin ilegalisht në Greqi, por kohët e fundit shumë prej tyre kanë siguruar leje. Ata që kanë humbur punën, kanë humbur dhe lejen për qëndrim në Greqi, duke i detyruar kështu të kthehen në shtëpi sesa të jetojnë në ilegalitet pa punë e pa leje në shtetin fqinj", shkruan më tej artikulli me me titull ‘Të ikim sërish në shtëpi’.
Kjo ndodh në një kohë kur shqiptarët ishin integruar shumë mirë në Greqi. Fëmijët e tyre flasin më mirë greqisht se shqip, dhe po këtyre fëmijëve do t'iu duhet të mësojnë mirë shqipen përpara se të kthehen në atdhe.
“Të rriturit flasin shqip, fëmijët mes tyre vetëm greqisht, madje të vegjlit kanë shumë pak njohuri rreth Shqipërisë. Prindërit janë të shqetësuar, ata më kanë thënë se gazetat shqiptare kanë paralajmëruar se fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi janë të papranueshëm pasi ata nuk kanë emra shqiptarë, por emra grekë”, thotë mësuesja Hystuna.
'The Economist' nuk sjell dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare nga këtij fenomeni. "Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto thekson se vetëm pak janë kthyer ne atdhe".
Revista përqëndrohet më pas dhe tek dërgesat e emigrantëve në Shqipëri që sa vijnë dhe shenojnë rënie.
“Në vitin 2007, emigrantët dërgonin në shtëpi 950 milion euro, në vitin 2010, 690 milionë euro, shifër kjo që u tkurr në 3 mujorin e parë të vitit 2011 dhe arriti në kuotën 475 milionë euro”, shkruan The Economist, duke shtuar se ‘pavarësisht kësaj ekonomia shqiptare nuk është futur ende në recension krahasuar me atë greke, por përkundrazi pati një rritje me 2.5% në vitin 2011'.
Sipas revistës, dhe firmat greke po kthejnë sytë nga Shqipëria.
“Disa kompani greke kanë shpërngulur bizneset nga Greqia drejt Shqipërisë nën drejtimin e shqiptarëve të besuar që kanë punuar për ta në Greqi.
Por, pritet që efektet e krizës ekonomike si në Greqi dhe në Itali të prekin dhe shqiptarët, por nuk do të jenë shkatërruese. Jo nëse shqiptarët kthehen në atdhe, ata atje do e gjejnë një punë, një pagë dhe shtëpinë e tyre”.
Revista madje thekson se shumë shqiptarë kanë transferuar kursimet e tyre në shtëpi duke i larguar nga bankat pasi ekziston frika se Greqia mund të dalë nga eurozona.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera Video - Kriza, The Economist: Shqiptarët në Greqinë veriore nisin kthimin në atdhe