Aksioni i Vetëvendosjes, Haxhinasto-Hoxhaj: Jo veprimeve ekstremiste
TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim homologun e tij kosovar Enver Hoxhaj. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp kreu i diplomacisë shqiptare bëri publike temat për të cilat kishin biseduar, ndërsa kometoi edhe situatën politike në Kosovë. Ai i cilësoi veprime ekstremiste, aksionin e fundit të Lëvizjes Vetvendosje për të bllokuar kufirin me Serbinë.
“Nuk mbështesim veprimet ekstremiste sic janë bllokimi i rrugëve apo pikave kufitare, këto veprime nuk janë pjesë e marrëveshjeve të dialogut”, tha Haxhinasto.
Sipas tij, në këtë takim është diskutuar ndër të tjera edhe për progresin e institucioneve të kosovës, për ngritjen e një komisioni të përbashkët të zhvillimit ekonomik, si edhe për situatën aktuale politike atje.
Haxhinasto u shpreh se Shqipëria ndjek me vëmendje procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, ndërsa kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“Ne diskutuam për problemet politike, jemi pro integrimit të komuniteteve në Kosovë. Kemi rënë dakort të mbledhim një komision të përbashkët ekonomik. Zhvillimet politike atje i shohim me vënmmendje, mbështesim Kosovën për dialgun, pritshmëria jonë është që të zbatohen marëveshjet e arritura në dialogun teknik”, tha Haxhinasto, ndërsa këshilloi që e vetmja zhgjidhje për veriun e vendit është zbatimi i planit të Ahtisarit.
“Për Kosovën plani i Ahtisarit është e vetmja alternativë që duhet zbatuar në veri”, komentoi kryediplomati.
Hoxhaj: Cdo akt dhune është i papranueshëm
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me zv/kryeministrin Haxhinasto, shefi i diplomacisë kosovare Enver Hoxhaj foli edhe për aksionin e paralajmëruar të lëvizjes, Vetëvendosje për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë, duke nënvizuar se cdo akt dhune është i papranueshëm.
Sipas ministrit kosovar, është qeveria ajo që ka përgjegjësi për mënyrën se si duhet të sillet karshi Serbisë, duke i qëndruar axhendës europiane të vendit.
“Cdo sjellje e dhunshme dhe cdo akt, që është kundër ligjeve dhe Kushtetutës për ne si qeveri e Kosovës është i papranueshëm dhe nuk është një qasje europiane. Duhet të sillemi në mënyrë dinjitoze, si një shtet europian dhe demokratik. Akte te tilla për qeverinë e Kosovës janë të papranueshme dhe ne në cdo formë jemi kundër bllokimit në mënyra të paimagjinuara të pikave kufitare me Serbinë”- deklaroi Hoxhaj.
Ndër të tjera, ministri Hoxhaj përshëndeti bashkëpunimin e ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare në fusha të ndryshme, duke nënvizuar rëndësinë e lobimit të Shqipërisë për procesin e njohjes së pavarësisë.
“Falenderoj zv/kryeministrin Haxhinasto për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Integrimi europian është thelbësor për të dyja vendet. Përgëzoj suksesin që ka arritur Shqipëria në procesin e liberalizimit të vizave. Kosova pret që brenda këtij viti të ketë rezultate në këtë drejtim.”- tha Hoxhaj.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)