Autostrada, garë për pikën e karburantit
Për herë të parë, qeveria të zhvillojë një tender për lejimin e ushtrimit të aktivitetit të shitjes së hidrokarbureve nga një shoqëri private. Plani është për të lejuar atë shoqëri private që jep ofertën më mirë gjatë garës konkurruese që pritet të zhvillohet së shpejti. Duke qenë se Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës konsiderohet rrugë e re, sipas VKM-së, miratuar në korrik 2008, ajo duhet t‘u nënshtrohet procedurave konkurruese për ngritjen e stacioneve të shitjes së naftës dhe gazit. Projekti nuk parashikon vetëm shitjen e karburantit, sesa ofrimin e disa shërbimeve të nevojshme për udhëtarët e rrugëve të gjata. Deri nuk jepen detaje për tenderin, nëse do të jetë vetëm një shoqëri apo disa të tilla, duke qenë se rruga është rreth 60 kilometra e gjatë.
Sipas vendimit të qeverisë, pika 3, procedurat për dhënien e së drejtës për ndërtimin e stacioneve të shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm, të naftës, për automjete dhe vajrave lubrifikante, në zonat e shërbimit në rrugët e reja, kombëtare e vendore, kryhen sipas rasteve, nëpërmjet konkurrimit, në bazë të legjislacionit në fuqi. Këto procedura realizohen nga ministria përgjegjëse për transportin, kur stacionet do të ndërtohen në autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore dhe rrugë vendore, ku ent pronar është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, dhe nga organet e qeverisjes vendore, kur stacioni do të ndërtohet në rrugë urbane kryesore, rrugë urbane dytësore dhe rrugë vendore, ku ent pronar është organi i qeverisjes vendore.
Shqipëria ka një numër jashtëzakonisht të madh pikash karburanti, të cilat janë rreth 1200 në të gjithë vendin. Ky numër bëhet akoma më i madh në qoftë se krahasohet me numrin e popullsisë, nga ku rezulton 2,667 banorë/pikë karburanti dhe me sipërfaqen e vendit tonë me 4.17 pika karburanti çdo 100 km2. Këto të dhëna në rajon dhe në BE janë shumë më të ulëta (mesatarja e BE është 4000 banorë/pikë karburanti dhe 3.2 pika karburanti/100 km2).
Gjithashtu, sasia mesatare e karburantit e shpërndarë për një pikë karburanti është shumë më poshtë se mesatarja europiane. Përqendrimi i një numri shumë të madh pikash karburanti në rajonin Tiranë-Durrës është gjithashtu një problem tjetër. Vetëm në autostradën Tiranë-Durrës numërohen 39 të tilla të ndara pothuajse në mënyrë të barabartë në të dy krahët e kësaj autostrade. Gjithashtu, në rrethin e Durrësit ka rreth 80 pika karburanti kur në të gjithë Malin e Zi me rreth 700000 banorë ka vetëm 75 të tilla.