Idrizi: Vizioni ynë për zhvillimin e Qarkut të Vlorës
Kandidati socialist për Qarkun e Vlorës, Shpëtim Idrizi, i renditur i katërti në listë, flet për zgjedhjet e 28 qershorit.
Zoti Idrizi, nga deputet në kryeqytet ju kandidoni në Qarkun e Vlorës. Përse zgjodhët këtë zonë?
Është vërtet një kënaqësi e veçantë dhe ndihem i privilegjuar që kandidoj për PS-në në Qarkun e Vlorës. Mund ta them këtë gjë me bindje tashmë, pasi kjo fushatë më dha mundësinë që të takoj njerëz të mrekullueshëm e me karakter, të bisedoj me ta e të bëj shumë miq. Me keqardhje kam konstatuar që Vlora është lënë totalisht në harresë nga kjo qeveri dhe pritshmëria për PS-në, programin e saj dhe Edi Ramën është shumë e madhe. Ky është një obligim i madh për ne kandidatët. Për t‘iu përgjigjur pyetjes suaj, do të theksoja faktin që të imponuar nga sistemi i ri për të organizuar fushatën elektorale, anëtarët e Kryesisë janë shpërndarë në qarqe të ndryshme. Në Qarkun e Vlorës është caktuar miku im, Arben Isaraj, por ai e kishte të pamundur për të marrë pjesë direkt në organizimin elektoral, për shkak të sëmundjes. Gjej rastin dhe në emër të 12 kandidatëve për deputet të PS-së dhe të gjithë popullit të Vlorës, t‘i uroj zotit Isaraj shërim të shpejtë. Ky fakt solli nevojën që dikush nga Kryesia të vinte për të drejtuar fushatën në Vlorë dhe u mendua të isha unë. E pranova me kënaqësi dhe kam bërë shumë mirë, sepse tani e njoh mjaft mirë Vlorën, temperamentin e një populli të mrekullueshëm e patriot vlonjat dhe ndihem pjesë e Vlorës. Por, ka edhe arsye të tjera. Unë nuk mund të mos kujtoj me respekt pritjen që populli i Vlorës i bëri popullsisë çame në atë tragjedi të madhe të qershorit 1944, ku vetëm në një javë bandat e Napolon Zervës vranë e masakruan 4600 njerëz të pafajshëm të gjakut tim, kryesisht pleq, gra dhe fëmijë. Dëbuan mbi 35 mijë çamë. Populli i Vlorës këtyre njerëzve që po linin atdheun e tyre, vetëm sepse ishin shqiptarë, u hapi portat, i priti dhe ndau me ta gjithçka, shtëpitë, bukën etj. Unë i jam mirënjohës për këtë popullit të Vlorës dhe nëpërmjet kontributit tim do t‘u kthej një mirënjohje.
Çfarë problemesh konstatoni në këto zona dhe si mendoni t‘i zgjidhni?
Tashmë unë jam shumë më i qartë për problemet e Vlorës, fatkeqësisht janë po ato probleme që ne kemi konstatuar në të gjithë Shqipërinë në 2 vitet e rrugëtimit të dialogut me Shqipërinë. Të vjen keq se ndërsa flitet për Vlorën turistike, realiteti është tjetër, një zonë e harruar totalisht nga qeveria për shkak të mungesës së investimeve dhe vëmendjes së qeverisë. Kjo qeveri, megjithëse në 4 vitet e fundit ka marrë 2 miliardë euro borxh, nëpërmjet kredive me terma tregtare dhe borxhit të brendshëm përmes bonove të thesarit, ka investuar direkt vetëm 12 milionë euro në Vlorë. Janë me dhjetëra projekte që presin financime nga qeveria në Bashkinë e Vlorës, falë dhe menaxhimit shumë të mirë të zotit Gjika. Vetëm nga granti konkurrues këto projekte kanë marrë 0 lek nga qeveria. Problemet e varfërisë, papunësisë, problemi i pronave dhe legalizimeve, por dhe mungesa e një profili të qartë ekonomik se çfarë do të jetë Vlora, së bashku me mungesën totale të investimeve janë problemet e Vlorës. Në programin tonë, ne kemi një përgjigje të qartë dhe të integruar për të gjitha këto probleme.
Çfarë qëndrimi do të mbajë PS-ja lidhur me projektet për Petroliferën apo TEC-in?
Është për të ardhur keq që një zonë me një potencial kaq të madh turistik, bujqësor, shërbimesh dhe portual, të menaxhohet pa një vizion të qartë. Ne jemi në limitet e fundit për ta ruajtur Vlorën dhe ky është angazhimi jonë. Për TEC-in dua t‘u kujtoj vlonjatëve premtimin e Berishës për referendumin, apo që ai do të ndërpritej. Personalisht mendoj që Petrolifera është një investim i gabuar, aq më shumë që ai nuk i shërben Vlorës, por thjesht është një vend depozitimi i një firme private. Vlora duhet të ketë një profil për shkak të veprave që tashmë janë bërë, me ndërtimin e një porti jo vetëm kontejnerësh, por të një porti mallrash, tragetesh etj., që t‘i shërbejë të gjithë rajonit e jo vetëm një kompanie private. Në programin tonë, ne kemi projekte të qarta për të mbyllur përfundimisht problemet e pronësisë. Problemi i legalizimeve, që është një premtim tjetër i Berishës, tha se do ta përfundonte për 3 muaj dhe po përpiqet ta përdorë për fushatë përsëri pas 4 vitesh. Një deputet që thirret nga banorët Tuç Maku i Vlorës ndan zarfet në mënyrë selektive. Ne do ta përfundojmë këtë gangrenë urgjentisht dhe për të gjithë vlonjatët e jo duke i selektuar njerëzit sipas përkatësive partiake.
Njëkohësisht ky qark nga Vlora deri në Sarandë shënon vijën bregdetare të vendit. Cilat janë projektet për turizmin?
Në mënyrë sintetike do të përmendja dhënien e certifikatës së pronësisë për të gjithë Qarkun e Vlorës, pasi pa u zgjidhur problemi i pronës nuk mund të flitet për ekonomi të tregut. Zhvillimi i bujqësisë, harta e produkteve bujqësore, subvensionimi i inputeve, krijimi i zinxhirit nga prodhuesi te konsumatori, bërja e rrugëve rurale, heqja e monopoleve, nafta pa akcizë, 3 vjet pa taksa për bizneset agrare do ta ndihmojnë këtë qark jo vetëm të plotësojë nevojat e veta, por dhe të furnizojë me produkte zonat turistike.
CV
Shpëtim Idrizi
-Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi, Fakulteti Juridik
-1994 (prill) - 2002 (korrik): Firma "Mobil Special" Sh.p.k., administrator
-1993 (tetor) - 1994 (prill): Agjencia Kombëtare e Privatizimit, Dega e Agjencisë së Privatizimit Tiranë, kryetar
-1993 (shkurt) - 1993 (tetor): Agjencia Kombëtare e Privatizimit, përgjegjës i sektorit të privatizimit të madh
-2003 (dhjetor) - 2005 (qershor): Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, drejtor i përgjithshëm
-2002 (gusht) - 2003 (dhjetor): Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Drejtor i Përgjithshëm