E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada nis më 25 prill

Ministri i Transporti, Fatmir Limaj, bëri të ditur sot se autostrada Prishtinë - Merdar do të fillojë të ndërtohet më 25 prill.

Ministri Limaj, sot në një konferencë për gazetarë, shpalosi detaje rreth ndërtimit të autostradës. Ai madje saktësoi edhe orën kur do të nisë simbolikisht ndërtimi i autostradës. Ceremonia e rastit do të mbahet më 25 prill, në ora 13.

“Kontrata për ndërtimin e autostradës është kontratë e rregullt ndërkombëtare. Jemi krenarë të themi se kjo është kontrata më e mirë në regjion”, ka thënë Limaj.

Lidhur me segmentin Dule - Shtime, Limaj konfirmoi se brenda gjashtë muajsh, kompania do të paraqesë së paku dy variante dhe më pas Qeveria do të vendosë për projektin më të leverdishëm.

Ai përsëriti se Qeveria preferon që ky segment të mos ketë tunele.

Autostrada është paraparë të jetë e gjerë 28 metra me 4 shirita qarkullues dhe çdo qendër do të mund të kyçet në të. Ndërkohë që shpejtësia e qarkullimit do të jetë deri në 120km/h.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›