Autostrada përfundon në 6 qershor
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës do të përfundojnë para afatit të përcaktuar. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, punimet në këtë aks do të përfundojnë në 6 qershor. Edhe pse në kontratë është parashikuar që projekti të përfundojë në fund të qershorit, burimet pranë kësaj drejtorie shprehen se ajo përfundon para afatit. Pjesë e rikonstruksionit do të jetë edhe ndriçimi i rrugës. Kush ka kaluar natën në këtë segment rrugor është detyruar të ndezë dritat e gjata të automjetit të tij. Autostrada Tiranë-Durrës është segmenti rrugor me trafikun më të madh të automjeteve. Rreth 25 mijë makina përshkojnë këtë segment në ditë. Aktualisht qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës bëhet vetëm në një korsi për shkak të punimeve rikonstruktuese. Riparimet përfshijnë 30 km të autostradës, duke filluar nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Dajlanit.