E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada përplas motoçikletën, vdes babai, plagoset djali

AKSIDENTI/ Mbrëmjen e kaluar, shpejtësia ka çuar në aksidentin e radhës pranë qytetit verior të Shkodrës

SHKODËR – Një tjetër aksident me motoçikletë brenda tri ditësh. Automjeti, tip “fuoristradë” me targa italiane një motoçikletë, e cila drejtohej nga Kolë Ndoc Bredhaj, 62 vjeç. Nga burimet në vendngjarje mësohet se fuoristrada e ka tërhequr zvarrë rreth 20 metra motoçikletën, duke shkaktuar vdekjen e 62-vjeçarit. Drejtuesi i motoçikletës mësohet se ishte nga Bërdica e Shkodrës. Ndërkaq, një djalë 10-vjeçar, i cili ndodhej në motor, u transportua në spital në gjendje të rëndë. I mituri nuk është identifikuar ende , edhe pse mendohet se është djali i viktimës. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar, rreth orës 19:40, në afërsi të fshatit Shtoj. Burimet në vendngjarje u shprehën se shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte fuoristrada. Kjo e fundit e ka goditur motoçikletën ndërsa dilte nga fshati Shtoj. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit “fuoristradë”, Eduart Fierza, 25 vjeç, nga qyteti i Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›