Auxerre e do Cissen

Auxerre është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Lazios, Djibril Cisse gjatë afatit kalimtar të janarit ka njoftuar e përditshmja sportive franceze L’Equipe të hënën.
Cisse thuhet se mund të kthehet në ish klubin e tij së paku në formë huazimi për gjashtë muaj.
30 vjeçari iu bashkua Lazios gjatë verës dhe realizoi në debutimin e tij në Serie A në barazimin 2-2 me Milanin por nuk ka shënuar asnjëherë tjetër në 13 paraqitje, ndërsa së fundmi ka përfunduar në bankinë. Cisse, u largua nga Auxerre më 2004 për të kaluar në Liverpool.