Flamuri i kaltër ende valon

Sulmuesi i Chelseas, Daniel Sturridge insiston se ekipi ende mund të fitojë Premierligën edhe pse gjenden nëntë pikë prapa liderit Manchester City.
Chelsea humbi dy pikë duke barazuar 1-1 në Wigan të shtunën ndërsa City përforcoi pozitën e parë duke fituar 1-0 përball Arsenalit të dielën. Megjithatë, Sturridge ende beson se Chelsea mund të rivalizojë liderin City.
“Do të vazhdojmë të luftojmë për Premierligë. Është liga më e mirë në botë sepse çdo ekip në gjashtë pozitat e para mund të fitojë. Ne jemi një prej tyre dhe besoj se mundemi”, tha Sturridge.