E Shtunë, 31 Tetor 2026

Objektivi i Fergusonit

Sir Alex Ferguson ka sfiduar ekipin e tij, Manchester United të përfundojë Vitin e Ri në krye të tabelës në Premierligë, nëse do të mbrojë titullin.

Fitorja 2-0 ndaj QPR-s i ngriti ata përkohësisht në pozitën e parë para se City të mposhtte Arsenalin 1-0 dhe rikthehet lider me dy pikë më tepër se rivali i tyre i qytetit.

“Gjëja më e rëndësishme është të jemi në krye në ditën e Vitit të Ri. Nëse jeni në krye, atëherë sigurisht se jeni në pozitë më të mirë për pjesën e dytë të sezonit dhe do të mundohemi ta bëjmë këtë”, tha Ferguson për Sky Sport News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›