Redknapp nuk e shet Pavlyuchenkon
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka insistuar se sulmuesi rus Roman Pavlyuchenko duhet të harrojë largimin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pavlyuchenko u inkuadrua si rezervist dhe shënoi golin e fitores 1-0 ndaj Sunderlandit në White Hart Lane të dielën derisa skuadra londineze u ngrit në pozitën e tretë në Premierligë.
Por, para Euro 2012, ai ka bërë të qartë se do të dëshironte të luante më tepër. Kurse, Redknapp nuk e lëshon. “Pav është futbollist fantastik, ai ka aftësi të mëdha, na nevojitet deri në fund të sezonit”, tha Redknapp.