E Shtunë, 31 Tetor 2026

Low, pendohet për Ballackun

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low ka pranuar se procesi që u përcoll me pensionimin e Michael Ballackut nga futbolli ndërkombëtar është dashur të merrej më mirë.

Ballack, 35 vjeç, për shkak të një lëndimi mungoi në Kampionatin botëror 2010 ndërsa më pas akuzoi Lowin për mungesë respekti ndaj tij dhe refuzoi një miqësore përshëndetëse për Gjermaninë duke përfunduar karrierën e tij ndërkombëtare.

Mesfushori i Bayer Leverkusenit ka bërë gati 100 paraqitje për Gjermaninë. “Të gjithë ne që ishim të përfshirë është dashur të gjenim një zgjidhje më të mirë. Shpresoj që një ditë të gjejmë një zgjidhje”, tha Low për Sky Bundesliga.

Ballack aktualisht luan në Leverkusen por së fundmi është spekuluar me transferim në Major League Soccer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›