Berisha inauguron ujesjellesin e Bogoves

Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Beratit, për inagurimin fazës së parë të punimeve të ujësjellësit të Bogovës, ku ka premtuar vazhimin e zbatimit të projekteve të hartuara për përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë territorin e vendit.
Berisha tha se inaugoroi fazën e parë të ujësjellësit Berat Kucovë, një projekt ky, mjaft efikas, realizuar falë financimit të qeverisë gjermane. Ky, sipas kryeministrit, është vetëm një prej projekteve të shumta të implementuara nga veriu në jug.Ujësjellësi Berat -Kuçovë ka një gjatësi prej 26 km dhe përvec Beratit ka zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm edhe për banorët e Kuçovës.
Në fazën e dytë të punimeve për këtë projekt parashikohet ristruktruksioni i rrjetit të brendshëm në të gjitha lagjet e qytetit të Beratit .
Olgera Muka Azhornuar së fundi ( e shtunë , 06 gusht 2011 )