Sekreti i Mesit ne tru
Këmbët e tij janë të magjishme, por është ajo që ndodhet brenda kokës së Lionel Mesit që ka nxitur kuriozitetin e shkëncëtarëve. Ylli argjentinas shfaq aq shumë interes, sa do të bëhet objekt studimi.
Në fakt, truri i Mesit do të analizohet nga mjeku holandez, Pieter Medendorp, i Universitetit “Radboud” në Nijmegen, për të zbuluar mënyrën sesi ai “i merr vendimet në të qindën e sekondës dhe si arrin të përzgjedhë një lëvizje gjatë lojës, në krahaim me alternativat e tjera”.
Falë mbështetjes me vlerë 1,5 milionë euro dalla NËO, organizata për kërkimet shkencore në Vendet e Ulëta, studimi do të shërbejë për të përmirësuar metodat diagnoztikuese në mjekësi dhe realizimin e protezave të dëgjimit.
“Truri nuk është një kompjuter, por zhvillon disa llogari probabiliteti, - shpjegoi Medendorp -. Mesi vendos nëse do të vrapojë, të driblojë apo të gjuajë vetëm në një çast dhe duam të verifikojmë si ia del mbanë.
Çfarë e bën të zgjedhë një veprim në vend të tjetrit... të gjithë marrim vendime pa u menduar, mbi të gjitha gjatë lëvizjes, por në fushë Mesi e di ku ndodhen lojtarët e tjerë dhe në një moment vendos jo vetëm si të kalojë kundërshtarin apo ku të shkojë, por edhe se cilën këmbë do të përdorë”.
Përveç vlerave shkencore, ndoshta këto analiza do të jenë në gjendje të zbulojnë “sekretet” e futbollistit më të fort në planet.