E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avari në linjën 35 kv, gjysma e vendit mbetet pa energji



Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bëri të ditur dje se një avari e shkaktuar në linjën 35 kv Shkozet-Shijak-Vorë ka bërë që në zonat e Shijakut, Manzës dhe Vorës të ndërpritet energjia elektrike. Këto zona janë aktualisht pa energji elektrike për shkak të shtrëngatave të shiut që kanë dëmtuar linjat e tensionit të lartë. OSSH-ja shtoi se teknikët po punojnë për riparimin e avarisë dhe energjia do të rikthehet në momentin e rregullimit të avarisë. Ndërkohë, OST-ja ka njoftuar dje se do të kryhen punime në nënstacionin 220 kv të Elbasanit. Ndërhyrja do të stakojë linjën 220 kv Elbasan-Fier, që do të krijojë mungesë të theksuar të energjisë elektrike. OST-ja deklaroi se edhe gjatë ditës së sotme nga ora 08:00-17:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Gjashtë qytete, Durrësi, Kavaja, Rrogozhina, Lushnja, Fieri dhe Vlora, nuk do të kenë energji elektrike për tetë orë rresht deri në pasditen e sotme.

6 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›