E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Popullore feston 5-vjetorin në Shqipëri



Banka Popullore festoi dje 5-vjetorin e saj në Shqipëri, në një ceremoni festive në mjediset e njërit prej hoteleve kryesore të kryeqytetit. Në këtë ceremoni festive morën pjesë krijues dhe drejtues të bankës, klientë dhe bashkëpunëtorë të saj, drejtues të sistemit bankar shqiptar, përfaqësues të institucioneve qendrore, të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, etj. Banka Popullore e ka filluar aktivitetin e saj më 1 mars 2004. Brenda një periudhe të shkurtër, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit të saj, Banka Popullore arriti të bëhej faktor i spikatur në tregun bankar shqiptar, gjë që tërhoqi vëmendjen edhe të investitorëve të huaj të interesuar për të qenë prezent në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht gjiganti ndërkombëtar financiar “Société Générale Group” që në korrik të vitit 2007 bëri pjesë të rrjetit të tij edhe Bankën Popullore, duke blerë 75 për qind të paketës së aksioneve të saj. Sot Banka Popullore numëron mbi 500 punonjës, 41 degë dhe mbi 100.000 klientë në të gjithë vendin.

6 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›