Nisma e ISHP-së, çdo biznes duhet të punësojë një mjek
Përfshihen bizneset apo institucionet që kanë në varësi mbi 15 punonjës. Pritet projektligji për punësimin në të gjitha dikasteret shtetërore apo private
Emanuela Sako
ISHP-ja ka ndërmarrë një nismë ku parashikon që çdo biznes apo institucion që ka në dikasterin e tij mbi 15 punonjës, të ketë si detyrim edhe punësimin e një mjeku. Drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, sqaroi për gazetën “Albania” se roli i mjekut është i domosdoshëm pasi do të përgjigjet për pjesën shëndetësore të të gjithë punonjësve. Nëpërmjet kësaj nisme synohet që mjeku të jetë në dijeni të sëmundjeve të çdo punonjësi dhe njëkohësisht të gjitha të dhënat shëndetësore të punonjësve të hidhen në kartelën mjekësore. Kjo nismë është ndërmarrë në bashkëpunim me ISHP-në dhe Ministrinë e Punës, ku pritet hartimi i një projektligji që të parashikojë të drejtat e të punësuarve.
Çështja
Për zbatimin e kësaj nisme ISHP-ja aktualisht po trajnon një grup mjekësh, për dy javë, të cilët do të monitorojnë dikasteret e punësimit shtetëror apo privat. Të punësuarit duhet të deklarojnë të dhënat shëndetësore para se të futen në punë, apo të gjitha të dhënat duhet të identifikohen nga mjeku që do të punësohet. Në këtë mënyrë do të shmangen edhe sëmundjet infektive apo sëmundje të ndryshme. Njëkohësisht punëmarrësi duhet të jetë në dijeni për sëmundjet e të punësuarit dhe të vendosë nëse personi duhet të qëndrojë në punë ose jo. Kjo mënyrë bëhet për të matur aftësitë e punonjësve dhe duke shmangur një sërë problemesh që mund të shfaqen nga këta persona. Nëpërmjet kartelës mjekësore punëmarrësit do të njihen me të gjitha të dhënat shëndetësore, psikologjike etj. Për shembull, në këtë rast do të mund të shmangeshin personat që kanë probleme psikike dhe do të mateshin aftësitë e tyre në punë.
Projektligji
Pas përfundimit të trajnimit të mjekëve pranë ISHP-së, pritet hartimi i një projektligji për të drejtat e të punësuarve. Projektligji do të hartohet nga specialistët e Ministrisë së Punës në bashkëpunim me ISHP-në, ku do të parashikohen të gjitha të drejtat e punëkërkueseve dhe punëmarrësve. Pjesë e këtij projektligji do të jetë përfaqësimi i mjekut në të gjitha bizneset, lidhja e siguracioneve për punonjësit etj. Pas kryerjes së monitorimit nga specialistët e ISHP-së në institucione të ndryshme private apo shtetërore do të japë rezultatet e situatës që paraqitet në të gjitha këto të fundit. Njëkohësisht do të jepen të gjitha të dhënat për kushtet e punësimit të qytetarëve, mënyrën e trajtimit dhe sa njihen të drejtat e tyre.
6 Mars 2009