Zgjedhjet 2009, partitë fantazmë do të zhduken nga qarkullimi
Shumica e partive anonime nuk do të plotësojnë dot kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje. Emrat e partive, të cilat nuk kanë mundësi të regjistrohen në zgjedhjet e 28 qershoritShaban Sulçe
Shaban Sulçe
Zgjedhjet e vitit 2009 pritet “të zhdukin” nga qarkullimi shumë parti fantazmë, të cilat janë krijuar me bollëk gjatë këtyre 19 viteve pluralizëm. Në Kodin e ri Zgjedhor partitë e vogla, apo të ashtuquajtura fantazmë, nuk do të kenë as mundësi të marrin pjesë, pasi nuk do të plotësojnë kushtet për t’u regjistruar dhe për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 28 qershorit. Por, përveç kësaj, burimet për gazetën “Albania” bëjnë të ditur se në drejtim të këtyre partive pritet të merret një tjetër masë shtrënguese, sipas së cilës, partitë politike që marrin në zgjedhje më pak vota sesa firmat e depozituara për krijimin e tyre në gjykatë, do të çregjistrohen. Aktualisht në Shqipëri janë krijuar më shumë se 80 parti politike, ku vetëm 10 deri në 12 të tilla kanë arritur të protagonizohen në skenën politike shqiptare, ndërsa pjesa tjetër e këtyre partive kanë mbetur anonime.
Partitë fantazmë
Rrëzimi i sistemit komunist dhe vendosja e pluralizmit në Shqipëri shkaktoi inflacion të partive politike. Me dhjetëra parti politike u krijuan në mënyrë të pakufizuar. Numri i tyre sot kalon shifrën 80. Shumica e tyre mbeten në kufijtë e anonanimitetit, disa spikatën për emrat e tyre të çuditshëm, disa të tjera kanë qenë në akuzë se kanë abuzuar me përfitimet që u siguron shteti, si fonde apo pasaporta shërbimi. Por zgjedhjet e 28 qershorit pritet të “zhdukin” nga qarkullimi pjesën më të madhe të këtyre partive fantazmë. Kodi Zgjedhor ua vështirëson shumë të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje. Ky kod ngushton mundësinë e regjistrimit në procesin zgjedhor të partive politike joparlamentare, pasi për t’u regjistruar një parti joparlamentare duhet paraqitja dhe mbështetja bashkë me listën e kandidatëve të saj, edhe lista e 10 mijë zgjedhësve në rang vendi në KQZ. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për partitë politike joparlamentare që dalin në koalicion, pasi për t’u regjistruar një koalicioni i duhet paraqitja dhe mbështetja nga jo më pak se 15 mijë zgjedhës në rang vendi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kodi i ri Zgjedhor ka pasur një tjetër pikë të kontestueshme, që ka të bëjë me kufizimin e mundësisë së kandidimit të kandidatëve të pavarur, pasi kushti i kandidimit të tyre është paraqitja e një liste zgjedhësish mbështetës jo më pak se 1% të listës së zgjedhësve të regjistruar, e cila duhet të jetë e noterizuar.
Por goditja fatale për këto parti është se ato do të çregjistrohen në rast se në zgjedhje marrin më pak vota se numri i firmave që u është dashur për t’u regjistruar në gjykatë si parti politike.
Partitë e reja
Por, pavarësisht kufizimeve që përmban Kodi Zgjedhor, apo edhe vështirësive për regjistrim, kohët e fundit në skenën politike shqiptare ka plasur moda e krijimit të partive të reja. Vendimi i drejtuesve të këtyre partive për themelimin e tyre nuk mund të lexohet si aventurë, por është i lidhur me taktikën që duhet ndjekur në kushtet e Kodit Zgjedhor për të qenë prezent në Parlamentin e ri, që do të formohet në zgjedhjet e 28 qershorit. Vetëm gjatë këtij muaji, në Gjykatën e Tiranës janë depozituar të paktën 4 kërkesa për zyrtarizimin e partive të themeluara. Ndër to përmendet themelimi zyrtar si parti e lëvizjes “G99” të Erion Veliajt, Partisë për Ligj dhe Drejtësi të ish-deputetit të PD-së, Spartak Ngjela, Partisë Socialiste të Vërtetë PS ‘91 të Petro Koçit, si dhe partisë më të re, Aleancës për Demokraci dhe Solidaritet, të krijuar kohët e fundit nga ish-anëtari i PSD-së dhe i LSI-së, Gaqo Apostoli. Krijimit të këtyre tri partive u ka paraprirë edhe Lidhja Demokristiane, e drejtuar nga deputeti Nikollë Lesi. Pavarësisht se mund të gëzojnë një elektorat modest dhe mund të marrin një numër të vogël votash, themeluesit e partive të reja do të provojnë shanset e tyre për të qenë deputetë, duke shfrytëzuar hapësirat që lejon Kodi Zgjedhor. Duke garuar në radhët e një prej katër koalicioneve kryesore, partitë e reja dhe të vogla mund të favorizohen nga sanksionimi në Kod i dy formulave, D’hondt dhe Saint Laguë. Kjo e fundit favorizon partitë e vogla dhe i bën ato që të përfitojnë mandate në qarqet ku koalicioni në të cilin ato konkurrojnë fiton tepricë mandatesh. Thënë qartazi, në një qark të caktuar, ku një parti e re siguron një numër të konsiderueshëm votash, kryetari i saj ka më shumë shanse të sigurojë mandatin e deputetit. Sigurisht, kjo do të bëhet e mundur në ato qarqe ku koalicioni në të cilin kjo parti është rreshtuar arrin të fitojë një numër të madh mandatesh, të cilët më vonë u shpërndahen partive sipas formulës Saint Laguë.
Disa nga partitë fantazmë deri në zgjedhjet e vitit 2005
Emri Inicialet Kryetari
Partia Konservatore PK Armando Ruço
Partia e Punës së Shqipërisë PPSH Xhevdet Pataj
Partia Lëvizja për të Drejtat LDLNJ Ligoraq Karamelo
dhe Liritë e Njeriut
Partia Emigracioni Shqiptar PESH Kostaq Papa
Partia Ambientaliste PA Nasi Bozheku
Partia Demokracia e Re PDRESH Koçi Tahiri
Europiane Shqiptare
Partia Demokracia PDP Haki Hysa
Paqësore e Shqipërisë
Partia Forca Albania PFA Iledin Pillati
Partia Demokratike Peza
Gjirokastër e Shqipërisë PDPGJSH Fetah Dedej
Partia Socialkristiane e PSKSH Fran Bruka
Shqiperisq
Partia Bashkësia PBKSH Henry Perolli
Kombëtare Shqiptare
Partia Lidhja e Blertë Shqiptare LBSH Brixhida Kokëdhima
Partia për Mbrojtjen e të PMDPSH Kadri Isufaj
Drejtave të Punëtorëve
Partia Aleanca Popullore PAP Fatjon Softa
Partia Demokratike Demokracia
e Re e Djathte Shqiptare PDDRDSH Petrit Kallçishta
Partia e Reformave
Demokratike Shqiptare PRDSH Skënder Halili
Partia Aleanca Liberal
Demokrate e Shqipërisë PALD Pirro Prifti
Partia Bashkimi
Demokrat Shqiptar BDSH Ylber Valteri
Partia Lëvizja Monarkiste
Demokrate Shqiptare PLMDSH Guri Durollari
Partia Aleanca
Nacionale Shqiptare PAN Eduart Perjaku
Partia Integrimi
Social Kombëtar PISKSH Petrit Memia
Partia e Çështjeve Shqiptare PÇSH Bujar Shurdhi
Partia Shqiptare Atdheu PSHA Artan Vucaj
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare PRVSH Muharrem Doda
Partia Rruga e Lirisë PRRL Shukrane Muda
Parti per Mbrojtjen e
të Drejtave të Emigrantëve PMDE Ymer Kurti
Partia e Sigurisë
Kombëtare Shqiptare PSKSH Haxhi Bardhi
Partia Komuniste e Shqipërisë
8 Nëntori PKSH 8 Nentori Preng Çuni
Partia Ardhmëria Shqiptare PASH Emin Subashi
Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare LKSH Ismet Mehmeti
Partia Aleanca për Mirëqenie
dhe Solidaritet AMS Koço Danaj
Partia e Pajtimit
Kombëtar Shqiptar PPKSH Spartak Dobi
Partia Bashkimi
Republikan Shqiptar PBR Zane Llazi
Partia e të Drejtave të Mohuara PDM Eduart Ypi
Partia Lëvizja
Punëtore Shqiptare PLPSH Shefqet Musaraj
Partia Aleanca
Socialiste Shqiptare PASSH Rasim Mulgeci
Partia e Biznesit Shqiptar PB Luan Shazivari
6 Mars 2009