Neni 66 i Kodit, si do të bëhet identifikimi i subjekteve zgjedhore
Në Kodin Zgjedhor, Neni 66 i tij përcakton sërish shmangien e keqkuptimeve që mund t’u lindin zgjedhësve gjatë procesit të votimit. Sipas këtij neni, “nëse dy parti politike ose koalicione kanë emër ose emblemë të njëjtë apo të ngjashme në atë masë saqë mund të shkaktojë konfuzion ose lajthitje të votuesve, atëherë KQZ-ja vendos cila parti ose cili koalicion ka të drejtë të përdorë emrin ose emblemën përkatëse për qëllime zgjedhore, duke marrë në konsideratë datën e themelimit ligjor të partive ose datën e regjistrimit të parë të koalicionit në KQZ. Për të përcaktuar datën e parë të regjistrimit të koalicioneve, KQZ-ja u referohet edhe zgjedhjeve të mëparshme”.
6 Mars 2009