LSI: Rama po meson ne SHBA si behet opozita e vertete
Levizja Socialiste per Integrim vijon perplasjet me PS-ne e kryetarin e saj Edi Rama. Kete here Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryetarin Rama se nuk di te beje opozite dhe mbi te gjitha sheh si prioritare aleancen me kryeministrin Sali Berisha. "Per Levizjen Socialiste per Integrim, eshte fare e qarte se kryetari i radhes i PS-se edhe pas kesaj vizite nuk ka mesuar se si behet opozita e vertete, se si trajtohet kundershtari politik", tha Vasili, duke ironizuar mbi viziten e fundit te kreut socialist ne SHBA. Sipas tij, deklaratat qe Rama ka bere nga Amerika dhene per Zerin e Amerikes e pozicionojne ate si personazhin e Benit tek filmi "Beni ecen vete. "Nga zhvillimet atje, Rama pa ne Amerike se si behet opozite dhe jo pazar si i tiji me Berishen", vijoi Vasili. Sipas tij e tere kjo gjendje ne opozite eshte krijuar ngaqe per kreun e PS-se, Edi Rama prioritet eshte aleanca me Berishen dhe jo me Shqiperine qe vuan berishizmin. Akuzat e LSI ndaj kreut te selise roze, behen ne nje kohe kur mes dy partive ne opozite vijojne perplasjet per reformen zgjedhore.