“Avatar triumfon në “Golden Globes”
Krijesat blu, kanë triumfuar në mbrëmjen e madhe të ndarjeve të çmimeve “Golden Globes”, të cilat konsiderohen si “paradhoma” e çmimeve “Oscar”, që do të ndahen në muajin mars. Filmi “Avatar” ka marrë dy trofe “Golden Globes” për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë, James Cameron. Emisioni televiziv “Dexter” gjithashtu ka fituar dy çmime, me Michael C Hall për aktorin më të mirë në TV-Serial, ndërsa John Lithgow fitoi për aktorin më të mirë në rol dytësor. Robert Downey Jr, do të mbahet mend jo vetëm për trofeun që ka marrë për rolin e Sherlock Holmes, por edhe për fjalimin e tij. “Nëse fillojnë violinat unë do të shpërthej në vaj!”, tha ai duke iu referuar muzikës së filmit. Ashtu si parashikohej Meryl Streep ka fituar çmimin për aktoren më të mirë. Aktorja e filmit “Julie & Julia”, e cila po ashtu ishte nominuar për rolin e saj në filmin “It’s Complicated”, ka thënë se ajo ishte “shumë e tensionuar” pasi ka fituar për aktoren më të mirë në kategorinë për musical dhe komedi. “Në karrierën time të gjatë kam luajtur shumë gra të jashtëzakonshme, kurse tani kam gabuar për njërën, më të rëndësishmen”. Ajo i ka kushtuar edhe një homazh nënës së saj duke e quajtur atë “heroinë speciale”. Drew Barrymore mori çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në mini-serialin televiziv, “Grey Gardens”. James Cameron ka mundur ish gruan e tij Kathryn Bigeloë për regjinë më të mirë. Mike Tyson ka zënë skenën me aktorët pasi filmi “The Hangover” ka marrë çmimin për komedinë më të mirë. Monique ka mundur Penelope Cruz dhe aktoren e re Anna Kendrick për të marrë çmimin e parë të mbrëmjes. Aktorja dhe humoristja ishte kandidate për aktoren më të mirë dytësore në filmin “Precious”. Ajo ia ka dedikuar çmimin viktimave të dhunës. “Do ta festoj këtë çmim me të gjithë anëtarët e Preciouses”, me të gjithë Mary-it; do ta festoj këtë çmim me çdo person që është prekur nga kjo gjë”, ka thënë ajo. “është koha të flas. Të ngremë zërin”. Filmi i “Pixar”, “Up” ka marrë çmimin për Filmin më të mirë të animuar, që është prezantuar nga Paul Mçartney. Toni Collete ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në TV serialin “The United States of Tara”. Alec Baldwin nuk ishte i pranishëm për të marrë çmimin për aktorin më të mirë në TV Serialin “30 Rock”, pasi kishte preferuar të merrte pjesë në një mbrëmje bamirësie.