E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter–Milan shtyn me 24 orë derbin Tirana–Dinamo

 Leonard Karaj Derbi i Kategorisë Superiore Tirana–Dinamo, programuar për ditën e dielë më 23 janar, ora 18:00 është shtyrë për ditën e hënë, 24 janar. Shkak është bërë supersfida e Milanos, Inter-Milan.Takimi më i rëndësishëm i kësaj jave ka kaluar 24 orë më vonë më së shumti për faktin se paketa dixhitale Tring ka kërkuar që ti japë sa më shumë hapësirë dhe rëndësi kësaj ndeshje. Në fakt, siç dhe ka shpjeguar shefi i sektorit të garave në FSHF, Ilir Shulku, kërkesa për ta shtyrë derbin ka qenë e të dy klubeve, të cilat e kanë gjetur shpejt akordin mes tyre. “Kërkesa ishte e Tiranës dhe ne, edhe duke qenë udhëtues, nuk kishim pse të kundërshtonim”, ka thënë administratori i bluve, Ismet Saliaj. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe trajneri i bluve, Shkëlqim Muça, veçse ka bërë të ditur se dinamovitët nuk e kishin të qartë se kur luhej derbi. “Ne vetëm dinim se ndeshja do të luhej më 23 janar, ashtu si të gjitha takimet e javës së 18-të. Për ne nuk është ndonjë favor, sepse këtu është dhe vendimi i federatës, apo dhe e drejta televizive”, ka pohuar Muça.Arsyeja kryesore për shtyrjen e kësaj ndeshje është supersfida e Milanos, Inter –Milan. Duke qenë se të dielën në orën 20:45 do të luhet një nga ndeshjet më të ndjekura jo vetëm në Shqipëri por në gjithë globin, atëherë klubet me qëllimin e vetëm që të thithin sa më shumë spektatorë edhe për derbin e Shqipërisë, kanë menduar shtyrjen e tij. Fakt është se duke qenë se debi Tirana-Dinamo do të luhej të dilën në orën 18:00 shumë sportdashës nuk do të kishin interes për këtë takim përkundrejt atij që do të luhet pak orë më vonë. Ndaj stadiumi “Qemal Stafa” nuk do të ishte i mbushur si zakonisht në ndeshje të tilla derbi. Por një arsye më e madhe që e ka çuar derbin 24 orë më vonë se e diela është edhe Gramozi–Real i Madridit, që do të luhet të mërkurën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Tirana, ashtu dhe Dinamo, por kërkojnë një fushë cilësore për ta luajtur këtë derbi, ndaj lënie e një dite më shumë të tapetit të të ardhur në gjendjen më optimale do të ndihmonte së tepërmi edhe lojën e skuadrave. Në këtë sezon futbollistik, Dinamo vetëm një herë ka luajtur të hënën. Dhe këtë e ka bërë teksa ishte përballë Besës, në Kavajë, teksa ka fituar 1-0, pas golit të shënuar nga Soza. Ndoshta edhe duke luajtur të hënën, (edhe bardheblutë, të hënën kanë luajtur në Kavajë, barazuan 1-1), dinamovitët e Muçës do të kenë shansin e mirë për të fituar. E ndoshta kjo do të jetë ndeshja e tyre për të mbyllur hesapet e titullit kampion. Nga ana tjetër Tirana luan kartën e fundit për të ringjallur shpresat për titullin kampion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›