E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Kam shkuar në Shkodër me ndrojtje

 Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti në fjalën e tij në Kuvend deklaroi se opozita kërkoi viktima nga kjo situatë. "Kam shkuar në Shkodër disa herë ditët e përmbytjes me një ndrojtje të natyrshme, qe vinte nga akuzat që me bënte mua opozita si një nga shkaktaret e përmbytjes. Mendoja se këto akuza do kishin zënë sado pak vend tek qytetarët e Shkodrës. Ajo që pashë dhe ndjeva atje ishte krejt ndryshe. Më ndalonin njerëz në rruge dhe me thoshin…" të pame në televizor dhe u qetësuam shumë. Na hoqe panikun që hapen në Shkodër disa telefonata anonime se do shpërthenin digat. Qytetarët më përqafonin dhe falënderonin. Jam impresionuar pa mase nga këto qëndrime. Faleminderit Shkodra", tha Prifti. Sipas tij, vetëm opozita është e pakënaqur që nuk kishte viktima. "Këta donin viktima dhe katastrofa, me qëllim që nëpërmjet tyre të synonin pushtetin", tha Prifti. Ai tha se "Z.Basha ka bërë një punë të jashtëzakonshme në drejtimin e këtyre operacioneve. Shqipëria ka nevojë për politikanë që i shërbejnë popullit. Kështu është Sali Berisha, Ilir Meta, Lul Basha, Genc Ruli, Sokol Olldashi, Petrit Vasili, Arben Imami, Fatmir Mediu. Kështu janë deputetët e Shkodrës të PD-së, kryetarja e Kuvendit, Topalli".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›