Avdullah Hasani, “i pari i Evropës” për 4 muaj

Për herë të parë në historinë e Kosovës një përfaqësues i të rinjve do të kryesoj Asamblenë e përgjithshme të Këshillit të studenteve dhe të rinjve Evropian për 4 muaj.
Avdullah Hasani Lideri i Evropianeve të rinj të Kosovës që është dhe deputet i rregullt i kësaj asambleje do të jetë kryesuesi i Asamblesë së të Rinjve Evropian kjo pasi që rregullorja e punës sipas sistemit të ndërrimit në çdo 4 muaj të kryesuesit të kësaj Asambleje nga të rinjtë e vendeve që janë anëtarë.
E të rinjtë e Kosovës janë anëtarë në këtë Asamble që nga viti 2007 kurse tani sipas renditjes radha i takon përfaqësuesit nga Kosova që ta kryesoj Asamblenë.
Avdullah Hasani ka thënë se me kryesimin e Asamblesë po shtohet mundësia që edhe Kosova të promovoj vlerat rinore./Indeksonline/