Homazhe për viktimat e Konektikatit

Me iniciativën e studentëve dhe të menaxhmentit të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, para këtij Fakulteti u ndezën qirinj në nderim të njëzetegjashtë amerikanëve të vrarë në masakrën e 14 dhjetorit në shkollën fillore “Sandy Hook” të Konektikatit, ku 20 prej tyre ishin nxënës.
Përpos studentëve dhe menaxhmentit të Fakultetit të Edukimit, në këtë homazh morën pjesë edhe rektori i UP-së, Ibrahim Gashi dhe prorektorët prof. dr. Lindita Tahiri, prof. dr. Agron Bajraktari dhe prof. dr. Avdulla Alija.
Rektori Gashi, tha se “bashkërisht sot jemi mbledhur që të bëjmë homazhe në shenjë solidarizimi, keqardhje dhe respekti për të vrarët në masakrën e 14 dhjetorit në shkollën fillore ‘Sandy Hook’ të Konektikatit në SHBA, me dëshirën që akte të tilla makabre të mos përsëriten askund në botë”. /Indeksonline/