Aventura e hidhur e Cameron ne Toskana
“Ai porositi 2 kapuçino dhe një kafe ekspres dhe unë duke menduar se ai ishte një turist normal, pasi nuk pashe asnjë lëvizje ndryshe, i thashë te priste e me pas ia përgatita. Ai me kërkoi me mirësjellje nëse mund t’ia dërgoja ne tavoline por unë i thashë jam vetëm sot ne lokal dhe jam e zënë edhe me klientët e tjerë,” ka deklaruar ajo. Banakierja, tashme e famshme ne pothuajse ne te gjithë boten, tregon se kur me pas e kuptoi se me ke kishte komunikuar gjate te gjithë kohës, ishte ndjere shume ne siklet dhe e turpëruar. Se fundmi Franceska i ka kërkuar ndjese kreut te qeverise britanike duke e ftuar atë serish ne lokalin e saj e duke i premtuar se heren tjetër do ta trajtoje me respektin qe meriton. Sikleti ka vazhduar edhe me tej kur mediat britanike kane akuzuar kryeministrin e tyre për këtë ngjarje, pasi ai është treguar vërtet koprrac dhe inatçi, duke mos i lënë banakieres asnjë bakshish.