E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Referendum për Kushtetutën

Pandeli Majko, një prej figurave me te njohura te selisë roze, vlerëson se ndryshimet ne kushtetute kërkojnë një debat gjere dhe bisedime mes te dy palëve. Por aty ku nuk gjendet gjuha e përbashkët, mund te përdoret referendumi si një mekanizëm jo i debatit politik, por si një proces ku qytetarit i jepet e drejta për te vendosur për çështje te rëndësishme. Sipas Majkos, vullneti i shprehur nga PS për ndryshimin e kushtetutës është shenja me pozitive e kursit te ri te opozitës, duke paralajmëruar se deputetet socialiste nuk do ti votojnë te gjitha ligjet me shumice te cilësuar ne bllok sipas kërkesave te maxhorances, pasi ky është një proces ku opozita ka interesat e veta. Njeriu qe drejtonte ekzekutivin shqiptar ne kohen e krizës ne Kosovë tërheq vëmendjen edhe për qëndrimin e Beogradit zyrtar gjate ngjarjeve te fundit ne veri. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›