SHBA, kalon paketa financiare
Nder vendimet kryesore qe përfshin plani, është rritja e tavanit te borxhit publik me 2.4 trilion dollarë nga 14.3 qe është aktualisht e paralel me këtë shume do te reduktohen shpenzimet përgjatë 10 viteve te ardhshme. Miratimi i kësaj fature është vene përsëri ne fokus te kritikave, jo vetëm nga përfaqësuesit e te dy partive ne Dhomën e Përfaqësuesve. “Mire, por jo shume mire.” Ka qene ky reagimi i tregjeve dhe investitorëve aziatike një dite pas aprovimit te paketës. Bursa me e madhe aziatike, ajo e Tokios, është hapur te martën ne rënie te madhe, ndryshe nga një dite me pare. Sipas tyre, rritja e tavanit te borxhit amerikan nuk mjafton për te shmangur falimentimin, madje kjo rritje është konsideruar si një termet ne tregjet botërore. Edhe titujt e te përditshmeve amerikane te 2 Gushtit reflektojnë opinionet e qytetareve, te cilët janë te ndare rreth planit Obama. “Ne kemi nevoje, - shprehen amerikanet, - për një ndërhyrje me më shume influence dhe për politikane qe kane me shume kurajë për te ndërmarrë vendime te rëndësishme”.