Siri, përgjaket Ramazani
Përgjatë natës, ne te gdhire te se martës, 6 persona kane humbur jetën ne qytetin e Damaskut dhe mbi 20 te tjerë janë plagosur rende. 4 te tjerë u qëlluan ne kryeqendrën e protestave, ne qytetin Hama. Këshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara do te mblidhet se shpejti për te ndërmarrë veprime te menjëhershme rreth kësaj krize. Pas deklaratës se SHBA se i dënon ashpër sulmet, mbi te gjitha ne Muajin e Ramazanit, edhe Rusia ka reaguar duke ofruar mbështetjen dhe firmën e saj për rezolutën qe dënon dhunën. Grupet e te drejtave te njeriut, te stacionuara ne Siri, kane publikuar disa shifra zyrtare, sipas te cilave qe nga e shtuna e 30 korrikut e deri me sot, mbi 140 persona kane humbur jetën nga sulmet e njëpasnjëshme, 24 prej te cilëve 1 dite me pare. Nder ta humbi jetën edhe një fëmije 13 vjeç, ne qytetin lindor Albu Kamal. Sipas te dhënave, 3 mije persona rezultojnë te zhdukur ndërsa 12 mije te tjerë mbahen te burgosur nen akuzën e protestave antiqeveritare. Qeveria siriane ka reaguar duke premtuar reforma te reja por njëkohësisht ka kërkuar nga qytetaret te heqin dore nga sulmet prej gangosh.