E Diel, 1 Nëntor 2026

Aventura europiane Tirana solide perballe sllovakeve

Tirana është gati për aventurën europiane. Bardheblutë do të zbresin në fushë të enjten, për të sfiduar sllovakët e Spartak Trnava – një kundërshtar prestigjoz dhe që konsiderohet i vështirë për tu kaluar. Tekniku spanjoll Sanchez ka mbyllur përgatitjet e fundit me grupin që ka në dispozicion, duke zhvilluar edhe ndeshjen e kontrollit. Bardheblutë duket se kanë krijuar një grup solid, ndryshe nga ai që mbylli edicionin e kaluar me shumë luhatje.

“Jemi treguar të kujdesshëm. Presidenca dhe komplet stafi që ka punuar gjatë kësaj periudhe që afrimet të jenë sa më cilësore sepse të them të drejtën, pjesa e lojtarëve të larguar ishte një pjesë mjaft kryesore megjithatë me afrimet që kemi bërë. jemi treguar të kujdesshëm te pikat e dobëta të skuadrës”-tha Alban Tafaj, drejtor teknik i Tiranës.

Blerjet e reja, duket se e kanë bindur teknikun e Tiranës, që pret pikëirsht nga mesfusha dhe sulmi diferencën. Shkodrani Bala, kamerunasi Esama dhe spanjolli i ardhur nga Rajo Vajecano, Garsia, do të luajnë mes dy tyre dy fanellat e titullarit, ndërsa Sanchez pret shumë edhe nga keniani Situma. Në fakt statistikat nuk janë në favor të Tiranës, pai në 10 përballje skuadrat shqiptare kanë humbur 9 dhe kanë barazuar vetëm një kundër ekipeve sllovake dhe barazimi është fiksuar nga Vllaznia pikërisht, ndaj Spartak Trnaves: 1-1 në “Loro Boriçi”, me 12 gusht të vitit 1999.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›