E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti europian polarizimi rendoi mbi ekonomine

Ngërçi politik rëndon ekonominë në Shqipëri. Ky është konstatimi me të cilin Komisioni Europian i është referuar vendit tonë në raportin të dytë ekonomik për këtë vit; raport që u shpërndahet anëtarëve të bllokut nga drejtoria ekonomiko-financiare pranë Komisionit Europian.
 
“Ndarjet e thella midis vijave partiake, sëbashku me vonesën e rezultateve përfundimtare në zgjedhjen e kyebashkiakut të Tiranës, vazhdojnë të rëndojnë mbi performancën ekonomike të vendit”, citon raporti i prill-qershorit 2011 në pjesën për Shqipërinë.

Për tremujorin e parë të këtij viti, në raport specifikohet se punësimi ka një rritje me 2.2 përqind. Paga mesatare e sektorit publik ka pësuar rritje gjithashtu në masën 8.3 përqind.

Sipas raportit, “të dhënat e përkohshme tregojnë se prodhimi i përgjithshëm bruto u rrit me 3.4 përqind në tremujorin e parë të 2011".

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›