Siri, emërohet kryeministri i ri

Ministri i Shëndetësisë, Wael al-Halqi zëvendësoi sot ish-kreun e qeverisë, Riad Hijab, bënë të ditur burime mediatike siriane.
"Presidenti Bashar al-Assad nënshkroi dekretin numër 298, për të emëruar Waël al-Halqin kryeministër", theksoi televizioni shtetëror. Emërimi u krye 72 orë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Riad Hijab, i cili, sipas një zëdhënësi u bashkua me opozitën. "Zyrtari më i lartë, i cili braktisi regjimin e presidentit Assad gjatë konfliktit 16-mujor në Siri, Riad Hijab erdhi dje në Jordani me familjen e tij", deklaroi ministri jordanez i Informacionit, Samih Maayatah.
Ai mbaruar studimet e larta për mjekësi në universitetin e Damaskut dhe është specializuar në gjinekologji-obstetrike. Ka ushtruar funksionin e drejtorit në një qendër sanitare në qytetin Jassem gjatë periudhës 1997-2000, më pas sekretar në seksionin e Deraas për partinë Baas deri në vitin 2004 dhe ishte president i Urdhrit të mjekëve në vitin 2010./Start/
2012-08-09 17:21