Aviacioni sot, Goditja e Aviacionit Luftarak, tradhti kombëtare
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Përtej fatit të pilotëve, po fati i aviacioni shqiptar i lidhur me fatet e vendit, çfarë rrjedhojash të tjera pati nga reforma në ushtri? Sa i përgjigjet ai nevojave emergjente në raste fatkeqësish ajrore apo provokacionesh ushtarake? Për këtë, gazeta bisedoi me ish-komandantin e skuadriljes në Aviacionin e Kuçvës në vitin 66, pilotin Qirjako Dhima.
E kam shprehur edhe më parë, se ndërprerja e fluturimeve me avionët MIG të të gjitha llojeve (15,19.19,21) është një gafë e madhe e qeveritarëve tanë, është një falimentim. Ne dolëm pas Luftës së Dytë Botërore pa Aviacion dhe e bëmë. Krijuam një Aviacion që ishte krenari kombëtare: Tri regjmente luftarake gjuajtës-bombardues, 1 regjiment helikopterësh, 1 skuadrilje transporti me 2-3 tipa avioni, një shkollë të aviacionit, një bazë riparimi të avionëve, të rrallë ndër gjithë vendet e Evropës Juglindore, siç ishte uzizina e riparimit të mesëm dhe kapital në Kuçovë si dhe një uzinë të riparimit të mesëm në Rinas. Bashkë me këto krijuam gjithë infrastrukturën që i shërben aviacionit. Me ndryshimin e sistemit, duhej të shihej mundësia, jo për ta shkrirë Aviacionin, por sa dhe si të mund ta mbanim një pjesë të tij, që të siguronim mbrojten e atdheut nga ajri. Sot ne jemi në mëshirë të fatit. Ne dolëm me teorinë që avionët janë patenta të vjetra. Por këto i thanë ata që nuk marri vesh nga shkenca e Aviacionit, nuk u pyetën specialistët. Këta që marrin vendime, nuk e dine, që në të gjithë botën, patentat janë po ato, modifikimet janë të reja. Firmat ruse, amerikane e franceze vazhdojnë modernizohen për aspekte të veçanta. Në 99 në ngjarjet e Kosovës kishtë plot avionë francezë e amerikanë. Kur panë francezët uzinën e riparimit të mesëm në Rinas dhe rastin e riparimit të një MIG 19, njëri prej tyre tha i habitur: “Ky qenka i ri fare! Të shohësh avijonin tim, duket si nga Lufta e Dytë Botërore. Unë kisha dëgjuar në stacione franceze që ministri juaj kishte thënë se i keni të vjetër. Po hajde shikoni njëherë “Mirazhin” tim e pastaj flasim”.
Deri në vitin 98, fluturimet me MIG shkuan drejt shuarjes. Dhe kjo na u paraqit si kërkesë e NATO-s.Por që nuk ishte aspak e vërtetë. E për këtë mund të flas një herë tjetër. E keqja e gjithë kësaj, shkon edhe më tej. Nëse ndërpret fluturimet, kur do të ngresh në ajër një pilot, rreziku është shumë i madh, sepse atij i karë rënë reflekset e fluturimit. Dhe fakti është se ka pasur aksident prej kësaj mungese organizimi.
Reformat që kanë bërë në ushtri, kanë qenë reforma politike dhe në dëm të Aviacionit. Kanë hequr pilotët dhe specialistët më të mirë dhe kanë vënë më të dobëtit, që mbanin vijën e partisë. Idriz Hoxha është njëri prej atyre që nuk u korruptuan për të ruajtur pozicionin dhe e nxorrën në lirim. Por me kërkesë të presidentit tëe vendit, S. Berisha, u rikthye. Veçse këtë herë, nga komandant i regjimentit në Rinas u kthye në pilot të thjeshtë. Por komandanti nuk ka intensitetin e fluturimeve të pilotit të thjeshtë dhe kur atij iu kërkuar të fluturonte, për mendimin tim, aksidenti buron prej këtyre lëvizjeve të gabuara. Këto janë gafat e organizimit. Ose rasti i pilotit Jani Tarifa, i cili për të kompensuar pagën e vogël prej 400 mijë lekësh, punonte edhe ditën, pra nuk zbatonte rregjimin e duhur për pilotin. E thërrasin dhe i thonë që do të fluturosh. Ai i pyet: “Kush do ta përgatisë avionin? Kush do ti kontrollojë pajimet elektrike?” I treguan një kapter. Atëherë Jani i paralajmëroi, se kapteri nuk merr vesh nga kjo punë, mirëpo e detyruan të ngrihej në ajër. Fundi ishte parathënë. Piloti u vra në ngritje, u vra nga kjo mungesë organizimi, nga kjo reformë e çoroditur e pa sens. Avioni i tij pësoi defekt afër tokës, sepse askush nuk ishte i aftë të kontrollonte sigurinë e mjetit para fluturimit. Si përfundim, them se kushdo që e ndërmori këtë goditje ndaj Aviacionit ka bërë tradhti kombëtare.
Unë shtroj sot pyetjen: Kush do ta mbrojë hapësirën ajrore të Shqipërisë? Unë e di që NATO nuk e ka kërkuar shkrirjen e aviacionit shqiptar, Përkundrazi. Por këta, për tu hequr më fatatikë se Papa, më paqësorë, e shkatërruan Aviacionin. NATO edhe polakëve edhe çekëve u ka bërë thirrje që të mirëmbajnë aviacionin se i kanë avionët dhe helikopterët shumë të mirë. Avionët dhe helikopterët më të mirë në botë, e dhe sot e kësaj dite janë ata rusë. Më i miri është SU 37, që ka shkelur edhe ligjet e natyrës, ligjin e inercisë. Ehe avionët tanë nuk janë të këqij, përkundrazi. Këta avionë duhet të vihen në punë, sepse uzinën e Kuçovës e kemi. Edhe MIG 21, është vërtet prodhim kinez, por është patentë ruse. Me keqardhje, avionët LA 14 janë shkatërruar me urdhër. AN 2 që përdoren edhe për transport njerëzish edhe për spërkatje në bujqësi apo për shuarje zjarri, janë lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë që rusi ka regjmente të tëra me këta avionë që i ngre për shuarje zjarri. Pra, avioni nuk vlerësohet se kur është prodhuar, por se çfarë ndihme të jep. Sot në qiellin shqiptar nuk ngrihet asnjë avijon luftarak apo civil. Përveç helikopterëve. Kanë mbetur vetëm helikopterët e Policisë, të Ushtrisë dhe të Shëndetësisë në Farkë. Edhe këtu kanë bërë gabime, kanë marrë helikopterë 2-vendësh, në vend se ta merrnin shumëvendësh, si në rastet kur duhen evakuuar disa njerëz në rrezik. Me këta helikpoterë dy vendësh, është e vështirë të zgjidhësh një situatë alarmante kombëtare. Reformën për shkrirjen e aviacionit do ta quaja tradhti kombëtare. Urdhri i Mediut dhe paraardhësve të tij për të kthyer në skrap 100 avionë, është kapitullim.
Emigracioni i pilotëve
-A keni provuar të punoni në emigracion për të ushtruar profesionin tuaj, Aviacioni vendas u shkri siç thoni ju ?
Kam qenë një vit në Greqi dhe e lashë. Nuk mund të punohej në atë klimë. Kishte një mungesë besimi reciproke. Grekët nuk mund të na besonin ne fatet e vendit të tyre, nuk kishte kuptim. Pastaj, ishte edhe problemi i anglishtes që duhej të qe e mbrojtur. Për këtë arsye, edhe në aviacionin civil nuk qe e mundur të qëndroje. Drejtori i “Olimpik” kur e mori vesh që kisha mbaruar në Bashkimin Sovjetik, u ngrit në këmbë në shenjë rspekti, dhe tha: “Cilësitë tuaja janë të padiskutueshme, por nuk të nxjerr dot licencë, pa pasur të mbrojtur anglishten” E unë nuk mund të mësoja dot anglisht në moshën 51-vjeçare.
-A ka raste të tjera pilotësh shqiptarë, që kanë punuar në aviacionet e vendeve të huaja?
Ka pak, por kanë qenë në kohë të shkurtër. Dinjitetin dhe trajtimin, piloti i ka në vendin e tij. Një nga këto raste ka qenë ai i dy pilotëve Agron Dajçi dhe Ardian Elezi, që në 97-n u arratisën me avionin mësimor MIG 19 drejt Italisë, sepse nuk zbatuan urdhrin për të bombarduar në zonën Delvinë –Sarandë. Urdhri i cili ishte incizuar dhe është dhënë ritransmetim edhe në stacionet italiane, ishte për të goditur mbi popullin kryengritës, ndërsa përgjigja e piloëve ishte e tillë: “Kemi bërë betim të mos godasim mbi popullin tonë. Ne po ikim. Hajde na kapni po deshët”. Dhe është e qartë, se askush nuk do ti kapte dot, sepse nuk kapet normalisht një avion në fluturim dhe se edhe ata që do të ngriheshin, do të ishin shokët e tyre pilotë. Atje në Itali dy pilotët tanë kërkuan strehim politik dhe punuan për disa kohë si pilotë.
Por emigrimi është i rëndë për pilotin, sepse nuk e gjen dot krenarinë. Një pilot yni shkoi në Amerikë në aviacionin civil dhe shumë shpejt e la. “Më jepnin avionë shumë të vjetër, me rrezik të madh,- kishte thënë ai,- dhe në rrugë që nuk kishin pasagjerë. Kishte më shumë anulim fluturimesh sesa fluturime. Pilotët në emigracion po bëjnë lloj-lloj punësh për të mbijetuar dhe ky është turpi i shtetit tonë.
Pilotë pa pension
Sot ka rënë krenaria prej piloti, Disa kanë dalë në pension, disa kanë dalë pa pension, i ngatërrojnë me ligje dhe udhëzime, u thonë ka dalë ky urdhër e ky urdhër, sa ua kanë mërzitur shpirtin pilotëve. Ish-komandanti i Forcave të Armatosura e minoi procesin e bërjes së ligjit për forcat e armatosura dhe pilotët brenda tyre, sepse nuk mori pjesë. Edhe një vendim i nxjerrë nga Kushtetuesja, nuk po zbatohet. Me këtë vendim do tu shkonte pensioni 300 mijë të vjetra. Nga privatiztimi ne dolëm shumë të varfër, edhe pse ishim ne që krijuam Aviacionin. Ata që e prishën, nuk na dhanë asgjë veç letrave me vlerën më të ulët, 50 000 lekë të vjetra. Nuk morëm asgjë nga pasuria kombëtare. Reforma e paprecedent nga ana e saj, nxori të papunë oficerët e rinj, mirëpo, para se ti heqësh nga puna, duhet të mendosh si shtet për rikualifikimin e tyre dhe gjetjen e një profesioni tjetër, sepse ata kishin investuar gjithë jetën e tyre për Aviacionin dhe nuk dinin të bënin punë tjetër veç kësaj. Ja kështu përfundoi Lavdia e madhe e aviacionit luftarak shqiptar.
Ky lajm është publikuar: 14/12/2009